Republikanët nuk dorëzohen
Presidenti amerikan, Barack Obama, ja arriti qëllimit. Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan miratoi reformën e tij të kontestuar shëndetësore.
Ai sot pritet të nënshkruaj ligjin për reforma shëndetësore, i cili u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve të dielën në mbrëmje.
Rreth 32 milionë amerikanë, të cilët deri me tani nuk kanë qenë të siguruar, mund të shpresojnë se do të mbulohen nga sigurimi shëndetësor.
Por problemet për Obamën nuk përfundojnë me kaq. Qysh para nënshkrimit të reformës nga ana e tij, disa shtete në SHBA kanë paralajmëruar padi kundër këtyre reformave.
Shtetet duke filluar nga Alabama, Dakota Veriore, Texasi, e deri te Pennsylvania synojnë të sfidojnë ligjin në gjykatë, po sa ai të nënshkruhet nga Obama, deklaroi prokurori shtetëror i Floridës, Bill McCollum.
Ai theksoi se ky ligj i shtynë shtetet që të shtojnë shpenzimet, e që sipas tij bie ndesh me kushtetutën.
Reformat si sulm kundër kushtetutës u cilësuan edhe prokurori shtetëror i Karolinës Jugore, Henry McAster. “Përballja në gjykatë është shpresa e fundit për ne që të mbrojmë popullin amerikan nga ky sulm i pashembullt nga ana e qeverisë”, theksoi McMaster në intervistën dhënë gazetës Christian Science Monitor.
“Mendoj se duhet të sfidojmë pa vonesë këtë ligj”, u kërcënua edhe senatori republikan nga Arizona, John McCain. Megjithatë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs, theksoi se këto padi ka shumë pak gjasa që të rezultojnë me sukses.
Obama ishte paraparë që ligjin ta nënshkruante dje në mënyrë ceremoniale në Shtëpinë e Bardhë. Në këtë ceremoni ishin ftuar të marrin pjesë të gjithë senatorët dhe kongresistët, të cilët kanë mbështetur reformat.
Pas nënshkrimit të ligjit, senati gjatë ditëve të ardhshme mund të marr vendimin për pakon e propozuar të ndryshimeve.
Reforma e shëndetësisë ka për synim që rreth 95 për qind e amerikanëve të jenë të siguruar në të ardhmen.
Aktualisht të siguruar janë 83 për qind të amerikanëve. Shpenzimet për shtetin janë të jashtëzakonshme: 940 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme.
Sigurimi bazik do të bëhet obligim për të gjithë amerikanët. Kompanitë e sigurimeve tash e tutje nuk do të kenë mundësi të refuzojnë kërkesat e qytetarëve, të cilët janë të sëmurë.
Me hyrjen e ligjit në fuqi, kjo menjëherë do të ketë rezultate të dukshme për miliona amerikanë.
Kështu, qytetarët e moshuar menjëherë do të marrin subvencione, për të paguar medikamentet e tyre. Studentët deri në 26 vjet do të kenë mundësi të mbeten ende në polisat e sigurimit të prindërve të tyre, përderisa mos të punësohen dhe përderisa të mos kenë sigurimin e tyre. Sa i përket disa masave tjera, amerikanët ende duhet të kenë durim.
Lufta mes demokratëve dhe republikanëve në lidhje me reformat shëndetësore ka filluar që nga inaugurimi i Obamës për president në vitin 2009. Lufta e ashpër vazhdoi për një vit të tërë.
Pas debatit të nxehtë, i cili zgjati gati 12 orë, kongresistët të dielën në mbrëmje me një shumicë të ngushtë votash votuan në favor të reformave.
Për gati 100 vjet me radhë, presidentët amerikanë, duke filluar nga Theodore Roosevelt, e deri te Bill Clinton, u angazhuan në mënyrë të pasuksesshme për imponimin e sigurimit universal shëndetësor për të gjithë qytetarët e SHBA-së.