Franca pa Mekses, Zise e Flamini
Lista me 23 emrat që Rajmond Domenek do të ketë në dispozicion për Euro 2008 nuk ka kaluar pa u vënë re. Trajneri i Francës la jashtë skuadrës Xhibril Zisenë, Filip Mekses e Matië Flamini. Këta futbollistë ishin emrat e mëdhenj që do t‘i mungojnë "Gjelave" në Austri dhe Zvicër, por jashtë skuadrës mbetën edhe Mikael Landro, Zhulien Eskude, Alu Diarra dhe Hatem Ben Arfa. Një vend në skuadër iu la sulmuesit të St. Etien, Bafetimbi Gomis, që në debutimin me kombëtaren realizoi dy gola, si Zinedin Zidan.