Hleb pranon ofertën e Barçës
Sipas gazetës spanjolle, "El Mundo Deportivo", mesfushori i Arsenalit, Aleksandër Hleb, ka pranuar ofertën e Barcelonës. Duket se kapiteni i kombëtares bjelloruse është takuar të martën në Gjermani me drejtorin teknik të katanalëve, Çiki Begirishtajn. E përditshmja shkruante se biseda ka qenë mjaft frytdhënëse dhe Hleb ka pranuar të bëhet pjesë e Barçës: tashmë klubit të Primera Division i duhet të gjejë akordin me "topçinjtë". Çmimi për lojtarin varion nga 15 deri në 20 milionë euro.