Mançini akuzon Moratin: Më gënjeve për tre muaj
Shumë gazetarë, të cilët prisnin në portën e madhe përpara vilës së Moratit në rrugën "Serbeloni", ishin shprehur të çuditur, pasi panë Roberto Mançinin të qeshur dhe shumë të qetë. Trajneri nuk kishte pse duhej të dyshonte, pasi ftesa nga presidenti i Interit dukej në pamje të parë miqësore: "Mançini, atëherë, hajde tek unë në Milano, të flasim pak". Megjithatë, sapo kaloi pragun, mjaftuan vetëm dy minuta që buzëqeshja të shndërrohej në habi, nervozizëm, mërzi. I pari që filloi bisedën ishte tekniku: "Pra, president, do të vazhdojmë punën së bashku?" Përgjigjja e Moratit tregonte gjithçka: "Mançini, më vjen vërtet shumë keq, më duhet t‘ju largoj". Trajneri e ndjen veten në tapet, por ka reflekse për t‘u kundërpërgjigjur: "Përse duhet? Duhet apo doni?" - përgjigjet. Në këtë pikë të bisedës, numri 1 i kampionëve të Italisë ndihet i detyruar të shpjegojë vendimin: flet për krisje në dhomat e zhveshjes, për situatën që rrezikon të dalë jashtë kontrollit, me fjalë të tjera fut në "valle" edhe skuadrën.
Duke dëgjuar këto justifikime, trajneri nervozohet dhe nuk heziton t‘i kthejë shpinën Moratit, duke tentuar të largohet nga vila. "Shumë mirë, atëherë po iki", tha ai. Tentativat e presidentit për ta ndaluar, për të vazhduar bisedën e inatosin edhe më shumë: "Nuk jam më punonjësi juaj dhe mund të largohem kur të kem dëshirë. Gjithsesi, kishit vendosur që në muajin janar që të më largonit, më ke gënjyer prej tre muajsh. Unë gënjeshtra nuk kam thënë asnjëherë". Edhe pse është ndjerë ngushtë, Morati ka prekur edhe temën tjetër, për të cilën kishte organizuar takimin me trajnerin: prishja e kontratës, largimi i Mançinit dhe i stafit me detyrime minimale nga ana e klubit. Propozimi i presidentit zikaltër ishte një shifër e barabartë me rrogën e një viti e gjysmë sipas kontratës. Ofertë e gabuar, mbi të gjitha e bërë në momentin e gabuar: "Nuk do t‘iu bëj as edhe një euro ulje. Do më jepni gjithçka që më detyroheni". Kjo ishte deklarata e luftës e hedhur nga Mançini, i cili nuk ka pranuar të bëjë kompromise, duke qëndruar larg sloganit standard: "Ndahemi dhe mbetemi miq". Momentalisht trajneri ndodhet në shtëpinë e tij në Milano dhe sipas personave të afërt, "ndihet i shkatërruar". Gjithsesi, ai shpreson të marrë të gjitha paratë e kontratës që i skadon në vitin 2012. Plotë 24 milionë euro për katër vitet e ardhshme, ose të pranojë një dëmshpërblim prej 8-9 milionë eurosh dhe detyrimin që të dalë përpara mediave duke deklaruar se "vendimi për largimin u mor nga të dyja palët". Në realitet zgjidhja me konsensus duket shumë larg, pasi menaxheri i Mançinit, Xhorxho de Xhorxhis, tha: "Presidenti e mendonte në këtë mënyrë, por nuk e dimë për çfarë arsyeje. Roberto nuk e priste. Por, duke i besuar fillimisht Mançinit dhe më pas Murinjos, Morati e di se çfarë kostosh ekonomike ka".
Kontrata
Murinjo, rrogë 9 milionë euro në sezon
Murinjo ka firmosur për Interin, duke konfirmuar gjithçka që është përfolur gjatë ditëve të fundit. Pasi është takuar në hotelin "Ritz" me drejtorin teknik të zikaltërve, Marko Branka, tekniku portugez ka nënshkruar kontratën 3-vjeçare të paraqitur nga klubi. Në aventurën e tij me kampionët e Italisë, Murinjo do të përfitojë 9 milionë euro në sezon. Prezantimi zyrtar pritet të bëhet në ditët në vazhdim.