Interi i ri, sipas ideve të Hoze Murinjos
Pas zgjedhjes së trajnerit të ri, Interi po bëhet gati për një revolucion të mirëfilltë. Hoze Murinjo ka bërë të qartë se dëshiron të ketë me vete disa prej lojtarëve që u ka besuar në vitet e fundit, duke filluar nga Drogba, Lampard, Karvajo apo Esien. Të gjithë këta futbollistë janë shumë të lidhur me Hoze Murinjon dhe kanë qenë pikërisht ata të parët që kanë bërë publik lajmin e interesimit të Interit për ish-trajnerin e Çelsit. Jo rastësisht, Esien bëri të ditur se kishte marrë një sms nga Murinjo, i cili e lajmëronte se të hënën do të nënshkruante për Interin dhe do ta merrte me vete.
Lampard
Për sa i përket mesfushorit të kombëtares angleze, Interi duhet të mendojë se si të mundë konkurrencën e Çelsit, që është gati t‘i ofrojë 8 milionë euro në sezon për të firmosur rinovimin deri në vitin 2012. Futbollisti sapo ka filluar pushimet dhe vetëm pas një jave do të fillojë bisedimet reale, ndaj nuk mund të përjashtohet mundësia që gjatë kësaj periudhe, Murinjo ta bindë atë për t‘iu bashkuar zikaltërve.
Drogba
Zikaltrit e kanë bërë të qartë prej kohësh se Drogba është një objektiv i tyre, ndonëse lojtari ndiqet me ngulm edhe nga Milani. Por drejtuesit e klubit po interesohen edhe për Eto‘o, ndërsa shumë shpejt do të zgjedhin se te cili prej dy sulmuesve do të përqendrohen gjatë merkatos. Por Laporta duket se i ka thjeshtësuar gjërat për Interin, duke bërë të qartë se kërkon Ibrahimoviç në këmbim të Eto‘o, një hipotezë e papranueshme për Moratin.
Deko
Me katalanasit kanë filluar bisedimet edhe për mesfushorin Deko, një nga lojtarët që u bë i famshëm te Porto pikërisht nën drejtimin e Murinjos. Vlera e kartonit të tij nuk i kalon 10 milionë eurot dhe kjo duket si një marrëveshje që mund të realizohet shumë shpejt.
Kuarezma
Branka dhe Oriali po punojnë prej kohësh për të siguruar mesfushorin e Portos, Rikardo Kuarezma. Çmimi aktual është 40 milionë euro, por hetimet që janë hapur në Portugali mund ta shtyjnë klubin të bëjë një ulje të ndjeshme. Faktori më pozitiv është se menaxheri i futbollistit është Horge Mendez, përfaqësuesi i Hoze Murinjos.
Daniel Alvesh
Një emër që shihet me interes nga Murinjo është edhe ai i Daniel Alvesh të Seviljes. Trajneri portugez e kërkoi mbrojtësin brazilian edhe në periudhën kur drejtonte Çelsin, ndërsa tani është Morati që mund t‘i plotësojë dëshirën. Për të ulur çmimin e kartonit, po mendohet që Seviljes t‘i huazohet për një edicion sulmuesi Adriano, i cili aktualisht është jashtë planeve të Murinjos.