Shefer: Mirë se vini në NATO
Nuk ka më dilema për anëtarësimin e Shqipërisë në Organizatën e Atlantikut të Veriut. Samiti i Strasburg/Këlnit, që zhvillohet në datat 3-4 prill, do t‘u japë shansin shqiptarëve të shohin flamurin e tyre kombëtar teksa valëvitet në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jap de Hup Shefer (Jaap de Hoop Scheffer), e konsideron kënaqësi që në fundin e mandatit të tij do t‘i urojë mirëseardhjen Shqipërisë dhe Kroacisë. Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Shqip", Shefer rrëfen se ka qenë përkrahës i vazhdueshëm i idesë së zgjerimit, kohë përpara se të merrte drejtimin e organizatës. Pranimi i Shqipërisë dhe Kroacisë, vijon Shefer, do të jetë një hap i madh në drejtim të ndërtimit të një Evrope të bashkuar e të lirë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në rrëfimin e tij për "Shqip" thotë sakaq se Shqipëria ka nevojë të vazhdojë zbatimin e reformave, duke vënë theksin në forcimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Anëtarësimi në NATO, paralajmëron ai, nuk ndryshon prioritetin me të cilin këto reforma duhen vazhduar. Sinjal i qartë ky për klasën politike dhe qëndrimin e saj në raport me momentin post-integrim në NATO, pasi, siç e cilëson Shefer, reformimi është një proces që nuk ndalon në momentin e anëtarësimit. Në vlerësimin e numrit një të aleancës, privilegjet e anëtarësimit kanë të bëjnë me uljen në tavolinën ku merren vendimet mbi çështje të sigurisë euro-atlantike. Sekretari garanton se pas këtij momenti Shqipëria do mund të ketë aleatë me të cilët të ndajë problemet e sigurisë, sikurse garanci më të madhe për sigurinë në bazë të nenit pesë të marrëveshjes së Uashingtonit. NATO vlerëson reformat e ndërmarra për modernizimin e Forcave të Armatosura, por pret që vendi ta vazhdojë më tej këtë proces. Aleanca insiston te ritrajnimi i personelit aktual sikurse eliminimi i arsenalit të vjetër ushtarak në mënyrë të përgjegjshme dhe sipas standardeve të sigurisë. "Tragjedia e Gërdecit, që ndodhi vitin e kaluar, flet për rreziqet e mëdha me të cilat një proces i tillë po përballet. Ky është një problem që duhet adresuar si prioritet dhe ku Aleanca është e gatshme të japë asistencë dhe këshillim", thotë Shefer në intervistën për "Shqip". Teksa flet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai thotë se anëtarët e rinj të NATO-s duhet të luajnë një rol konstruktiv brenda Këshillit të Aleancës Veriore, niveli më i lartë politik, në mënyrë që të arrihet konsensusi. Në të njëjtën kohë, vijon ai, anëtarët e rinj duhet të arrijnë standardet politike të cilat e bëjnë NATO-n një simbol të bashkëpunimit, demokracisë dhe bashkëjetesës në paqe. "Ne shpresojmë dhe presim që zgjedhjet që po vijnë do të tregojnë jo vetëm maturimin në rritje të demokracisë në Shqipëri, por edhe vendosmërinë për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare, përfshirë reciprocitetin me NATO-n", nënvizon Shefer.
Zoti Shefer, një vit pas ftesës, Shqipëria pret të bëhet anëtare e NATO-s me të drejta të plota. Çfarë do të thotë kjo për ju dhe për Aleancën e Atlantikut të Veriut?
Personalisht kam qenë përkrahës i zgjerimit të NATO-s shumë kohë para se të më jepej drejtimi i organizatës. Pesë vjet më parë, një ndër detyrat kryesore si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s ishte t‘u uroja mirëseardhjen shtatë anëtarëve të rinj të aleancës, dhe është kënaqësi për mua që në fundin e mandatit tim të jem në gjendje t‘u uroj mirëseardhjen edhe dy anëtarëve të rinj. Ndërtimi i një Evrope që qëndron si një e tërë dhe e lirë, e bashkuar në paqe, demokraci dhe vlera të përbashkëta, ka qenë një synim strategjik për NATO-n që para gjashtë vitesh. Pranimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën Veriore do të jetë një hap i madh që i shërben këtij synimi.
Shqipëria ende përballet me sfida të mëdha në reformat politike dhe ekonomike, por edhe në sistemin gjyqësor, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit etj. Ndërsa të gjitha këto fusha duhet të trajtohen plotësisht, pse mendoni ju se vendi ynë e meriton anëtarësimin e plotë në NATO?
Unë pajtohem me konstatimin se Shqipëria ka nevojë të vazhdojë zbatimin e reformave, duke vënë theksin në forcimin e forcës së ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Anëtarësimi në NATO nuk ndryshon prioritetin me të cilin këto reforma duhen vazhduar. Reformimi është një proces që nuk ndalon në momentin e anëtarësimit në NATO. Sidoqoftë, ka vite që Shqipëria ka vepruar sikur të ishte anëtare e NATO-s, duke ndërmarrë reforma të thella në bashkëpunim me Aleancën; sikurse duke u konsultuar me Aleancën për problemet e sigurisë së përbashkët jo vetëm në kufijtë e Aleancës Euroatlantike, por më gjerë, duke qenë aktive me kontingjente ushtarake përkrah trupave të NATO-s në Ballkan dhe Afganistan. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, Shqipëria e ka bërë të qartë se kërkon të jetë ofruese e sigurisë dhe jo vetëm një konsumatore e saj. Vendi juaj ka një histori të angazhimit politik dhe praktik me Aleancën. Ky angazhim meriton të shpërblehet, duke qenë se Shqipëria ka mundësinë dhe aftësitë të plotësojë kërkesat e tjera të Aleancës dhe të cilat me të drejtë ju i përmendët.
Cilat do të jenë përfitimet konkrete të Shqipërisë nga anëtarësimi në NATO?
Anëtarësimi në NATO për Shqipërinë sjell privilegje të tilla siç janë: një vend në tavolinën ku merren vendimet mbi çështje të sigurisë Euro-Atlantike; aleatë me të cilët Shqipëria do mund të ndajë problemet e sigurisë, sikurse garancinë më të madhe për sigurinë në bazë të nenit pesë të marrëveshjes së Uashingtonit. Përmbledhtazi, anëtarësimi në NATO do të thotë të mos përballesh i vetëm me probleme të sigurisë. Për NATO-n, përveç faktit se zgjerimi i kufijve të anëtarësisë na sjell më pranë realizimit të synimit për një Evropë të bashkuar dhe të lirë, argument të cilin e përmenda më lart, anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë do t‘i japë aleancës më shumë peshë ushtarake dhe politike që të mund të ndikojmë pozitivisht mbi të ardhmen dhe mjedisin ku jetojmë.
Për sa u takon reformave në ushtri, zoti Shefer, cilat janë drejtimet kryesore ku shteti ynë duhet të punojë?
Sikurse gjithë anëtarët e tjerë të Aleancës, Shqipëria është përballur me modernizimin e Forcave të Armatosura dhe bërjen e tyre sa më efektive në përballjen me sfidat e sigurisë në shekullin XXI. Shqipëria ka bërë progres të kënaqshëm në reformën e mbrojtjes këto vitet e fundit, por ne presim që këto reforma të vazhdojnë më tej duke ofruar ndihmën tonë aty ku mundemi. Kombinimi i forcave dhe pajisjeve të duhura është njëra anë e reformës në fushën e mbrojtjes. Ndërkohë që ana tjetër e medaljes është ritrajnimi i personelit aktual, sikurse eliminimi i arsenalit të vjetër ushtarak në mënyrë të përgjegjshme dhe sipas standardeve të sigurisë. Tragjedia e Gërdecit, që ndodhi vitin e kaluar, flet për rreziqet e mëdha me të cilat një proces i tillë po përballet. Ky është një problem që duhet adresuar si prioritet dhe ku Aleanca është e gatshme të japë asistencë dhe këshillim.
Zoti Shefer, Shqipëria do të futet në zgjedhjet e radhës parlamentare si një anëtare e NATO-s. Çfarë prisni prej vendit tonë nga ky proces i rëndësishëm për demokracinë?
Së bashku me privilegjet e anëtarësimit në NATO, të cilat i përmenda më lart, vijnë edhe përgjegjësitë. Anëtarët e rinj të NATO-s duhet të luajnë një rol konstruktiv brenda Këshillit të Aleancës Veriore, niveli më i lartë politik, në mënyrë që të arrihet konsensusi. Ato duhet të jenë në gjendje që të kontribuojnë ushtarakisht në mënyrë konkrete dhe në bashkëpunim me anëtarët e tjerë. Në të njëjtën kohë, anëtarët e rinj duhet të arrijnë standardet politike, të cilat e bëjnë NATO-n një simbol të bashkëpunimit, demokracisë dhe bashkëjetesës në paqe. Ne shpresojmë dhe presim që zgjedhjet që po vijnë do të tregojnë jo vetëm maturimin në rritje të demokracisë në Shqipëri, por edhe vendosmërinë për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare, përfshirë reciprocitetin me NATO-n.
Demontimi
"Gërdeci", tragjedi që
vuri në dukje rreziqet
Këshilla e parë publike e Aleancës së Atlantikut të Veriut për ushtrinë shqiptare i referohet tragjedisë së Gërdecit. Në intervistën për "Shqip", Sekretari i Përgjithshëm, Shefer, vlerëson se kjo "tragjedi që ndodhi vitin e kaluar, flet për rreziqet e mëdha me të cilat një proces i tillë po përballet". Ky është një problem, vijon ai, që duhet adresuar si prioritet dhe ku Aleanca është e gatshme të japë asistencë dhe këshillim. Aleanca vlerëson sakaq progresin që ka bërë Shqipëria në reformën e mbrojtjes, teksa siguron se do të ndihmojë aty ku mundet. Një tjetër këshillë ka të bëjë me ritrajnimin e personelit aktual, sikurse eliminimin e arsenalit të vjetër ushtarak në mënyrë të përgjegjshme dhe sipas standardeve të sigurisë.
Misioni
Çfarë është Aleanca e Atlantikut të Veriut
NATO u krijua nga Traktati i Uashingtonit të prillit 1949, si një sistem i mbrojtjes kolektive perëndimore. Tre anëtarë të rinj hynë në organizatë në mars të 1999-ës, duke ngritur në 19 numrin total të vendeve anëtare. Që nga fillimi i viteve ‘90, aleatët e NATO-s kanë reduktuar forcat ushtarake të rënda dhe kanë adaptuar strukturën e komandës ushtarake të Aleancës për përmbushjen e roleve dhe misioneve të reja në të ardhme në përballimin e krizave, ruajtjen dhe mbështetjen e paqes. Ata bashkëpunojnë aktivisht me vendet jo-anëtare të NATO-s në Evropë nëpërmjet Partneritetit për Paqe. Në vitin 2004 u bënë pranimet e tjera dhe numri shkoi në total në 26 vende anëtare. Dy anëtarësimet e reja e çojnë këtë numër në 28 shtete.
Vendet anëtare
Amerika
Anglia
Belgjika
Bullgaria
Kanadaja
Republika Çeke
Danimarka
Estonia
Franca
Gjermania
Greqia
Hungaria
Islanda
Italia
Letonia
Lituania
Luksemburgu
Holanda
Norvegjia
Polonia
Portugalia
Rumania
Sllovakia
Sllovenia
Spanja
Turqia
Sekretarët e Përgjithshëm të NATO-s
Lord Ismay 4 prill 1952 - 16 maj 1957
Paul-Henri Spaak 16 maj 1957 - 21 prill 1961
Dirk Stikker 21 prill 1961 - 1 gusht 1964
Manlio Brosio 1 gusht 1964 - 1 tetor 1971
Joseph Luns 1 tetor 1971 - 25 qershor 1984
Lord Carrington 25 qershor 1984 - 1 korrik 1988
Manfred Wörner 1 korrik 1988 - 13 gusht 1994
Sergio Balanzino 13 gusht 1994 - 17 tetor 1994
Willy Claes 17 tetor 1994 - 20 tetor 1995
Sergio Balanzino 20 tetor 1995 - 5 dhjetor 1995
Javier Solana 5 dhjetor 1995 - 6 tetor 1999
Lord Robertson 14 tetor 1999 - 1 janar 2004
Jaap de Hoop Scheffer 1 janar 2004 - në detyrë