Mediu i kthen "borxhin" Ina Ramës
Një javë pas dorëzimit të
dosjes "Gërdeci" në
Gjykatën e Lartë, ku
midis 30 të pandehurve
të çështjes ishte edhe ish-ministri
i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ky i
fundit i kthen "borxhin" Kryeprokurores,
duke e paditur për dy
akuza në Prokurorinë e Tiranës.
Për herë të parë në Shqipëri, kreu
i akuzës qendrore, që formon faktet
kriminale ndaj shtetasve në
vendin tonë, paditet penalisht
për dy akuza të konsumuara. Dje,
në ambientet e hotel "Rogner" në
kryeqytet, avokatët Ardian Visha
dhe Petrit Serani, që mbrojnë interesat
ligjore të Mediut, dolën
para mediave dhe detajuan kallëzimin
ndaj Kryeprokurores Rama
dhe drejtorit të hetimit në
Prokurorinë e Përgjithshme, Sokol
Stojani. Akuzat që rëndojnë ndaj
Ramës dhe Stojanit, sipas Mediut,
janë nxjerrja e sekretit hetimor
dhe shpërdorimi i detyrës. Por
kush mund të hetojë drejtuesit e
Prokurorisë së Përgjithshme?
Avokatët e Mediut u përgjigjen se,
sipas ligjit për organizimin dhe
funksionimin e Prokurorisë së
Përgjithshme, i ndryshuar kohët
e fundit, Prokuroria e Tiranës
mund të hetojë edhe Prokuroren
e Përgjithshme. Nëse ndaj saj fillon
procedimi penal, sipas ligjit,
Kryeprokurorja duhet të pezullohet
deri në përfundim të hetimit.
Por disa juristë komentojnë se për
këtë rast ka një vakum ligjor, pasi
drejtuesit e akuzës qendrore nuk
mund të hetohen nga vartësit. Ky
diskutim nuk i ka penguar avokatët
e Mediut, të cilët saktësuan dje
se "do të gjejnë mënyra të tjera të
ankimimit të tyre, nëse Prokuroria
e Tiranës nuk do të pranojë
regjistrimin e kësaj padie". Tashmë
mbetet për t‘u parë pozicioni i
Kryeprokurores në lidhje me padinë
e bërë nga Mediu, në bazë të
akuzës konkrete të bërë ndaj saj,
ndërkohë që Kushtetuta përcakton
qartë se shkarkimi i kreut të
akuzës bëhet vetëm pas ngritjes
së një komisioni hetimor parlamentar
dhe rastet e shkarkimit
janë të përcaktuara.
Kallëzimi për
Kryeprokuroren
Deputeti në Kuvendin e Shqipërisë,
Fatmir Mediu, ka depozituar
dje në Prokurorinë e Tiranës
kallëzimin për "shtetasen Ina
Haxhi Rama, me detyrë Prokurore
e Përgjithshme e Republikës, pasi
ajo në datën 25 prill 2008 në cilësinë
e Prokurores së Përgjithshme
të Republikës, në bashkëpunim
me grupin e prokurorëve që janë
marrë me hetimin e çështjes penale
numër 3 të vitit 2008, regjistruar
në Prokurorinë e Përgjithshme,
kanë kryer veprën penale të
‘zbulimit të akteve ose të dhënave
sekrete‘ parashikuar nga neni
295/a, paragrafi i tretë i Kodit Penal
dhe atë të shpërdorimit të
detyrës". Sipas avokatëve, për të
realizuar qëllimin e saj kriminal
dhe diskreditim publik të Fatmir
Mediut dhe për të krijuar një opinion
të pavërtetë rreth tragjedisë së
ndodhur në Gërdec, ajo, gjatë deklarimit
të kërkesës për heqje imuniteti,
ka publikuar në mënyrë
të qëllimshme dhe të paligjshme
përmbajtjen e akteve procedurale
të dosjes hetimore përkatëse.
Sipas avokatit Ardian Visha, kryerja
e veprimit të mësipërm vjen
në kundërshtim me nenin 103 të
Kodit të Procedurës Penale, si
dhe nenin 6, pika 2 të ligjit "për
organizimin dhe funksionimin e
Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë".
Kallëzimi për Stojanin
Drejtuesi më i ri i hetimeve për
tragjedinë e Gërdecit, Sokol Sto-
jani, i cili është emëruar në këtë
post delikat pas prokurorit Zamir
Shtylla, i transferuar në Prokurorinë
e Elbasanit, është paditur në
Prokurorinë e Tiranës së bashku
me eproren e tij. "Padisim shtetasin
Sokol Stojani, me detyrë
prokuror në Prokurorinë e
Përgjithshme dhe kryetar i grupit
të hetimit të çështjes penale të
lidhur me ngjarjen e Gërdecit, pasi
ai në këtë cilësi, në emisionin
‘OPINION‘ të televizionit ‘Klan‘, të
datës 19 mars 2009, i ka sugjeruar
nëpërmjet dhjetëra mesazheve
elektronike (SMS) panelit të
gazetarëve pyetje për z.Fatmir
Mediu, i ftuar në atë emision", tha
avokati Ardian Visha, duke shtuar
se prokurori Stojani, nëpërmjet
ndërhyrjes me anë të të tretëve, në
një emision mediatik publik, për
më tepër kur "puna" e tij hetimore
ka përfunduar dhe dosja ka kaluar
në gjykatë, ka synuar diskreditimin
publik të Mediut për shkak të
abuzimit keqdashës dhe jo transparent
të të dhënave që ai disponon
për shkak të funksionit të
tij të deritanishëm. Veprimi i Stojanit,
sipas avokatit, është jo vetëm
i paligjshëm, por edhe i paprecedentë
në historinë e prokurorisë
shqiptare. "Për sa kohë teksti i
përçuar përmban sugjerime për
pyetje publike ndaj Fatmir Mediut,
pa u hyrë subjektivisht fyerjeve
të mundshme të përmbajtura në
to, z.Mediu ka gjykuar që, nëpërmjet
realizimit të veprimit të
paligjshëm të mësipërm, për më
tepër në kushtet kur për një vit
rresht prokuroria refuzoi të realizojë
pyetjen e tij institucionale,
prokurori Sokol Stojani ka konsumuar
elementë të veprës penale
të shpërdorimit të detyrës", tha
Visha. Në fund shtoi se "klienti im
i ka paraqitur sot (dje -shën.red)
këto kallëzime penale dhe jo më
përpara, për të shmangur çdo lloj
dyshimi se ai po ushtronte presion
mbi Prokurorinë e Përgjithshme,
pasi hetimet kanë përfunduar
dhe dosja përkatëse është dërguar
në gjykatën kompetente dhe për
më tepër, sikurse rezulton nga
materialet e dosjes, nuk ka asnjë
vendim të prokurorisë për të publikuar
dhe për të zbuluar të dhëna
dhe akte të hetimit".
Kallëzimi për Sokol Stojanin
Nga: Fatmir Mediu
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministër i Mbrojtjes
Lënda: Kallëzim penal ndaj shtetasit Sokol Stojani, me detyrë
prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme në Republikën e Shqipërisë
Baza Ligjore: Nenet 76 dhe 283 të K.Pr.Penale, si dhe nenit 248
të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë
Përpara: Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Unë shtetasi Fatmir Mediu, i biri i Aliut, lindur më 21 janar 1967 në
Durrës dhe banues në Tiranë, me adresë Rruga e Elbasanit, pranë
restorant "Lion Park", Tiranë, paraqes këtë kallëzim penal për shtetasin
Sokol Stojani, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
Faktet penale që i atribuoj këtij shtetasi konsistojnë në:
Komunikimin e tij elektronik nëpërmjet mesazheve (SMS) me
gazetarët e pranishëm në emisionin "Opinion" të televizionit "Klan", të
datës 19 mars 2009.
Në këtë emision televiziv unë kam qenë i ftuar përballë disa
gazetarëve, duke pranuar ftesën në ushtrim të të drejtave të mia si
politikan dhe si përfaqësues i lartë i një partie parlamentare, si dhe në
mbrojtje të të drejtave të mia si shtetas për sa kohë institucioni i prokurorisë
i ka lejuar vetes që në procedimin penal në ngarkimin tim të përdorë
në mënyrë abuzive median.
Gjatë ndërprerjeve të emisionit në fjalë dhe pas tij, nga gazetarët e
panelit kam konstatuar dërgimin në aparatet përkatës celularë të mbi
10 SMS-ve nga numri telefonik i regjistruar në emër të Sokol Stojanit.
Për sa kohë teksti i përçuar përmban sugjerime për pyetje publike
ndaj meje, pa u hyrë subjektivisht fyerjeve të mundshme të përmbajtura
në to, gjykoj që nëpërmjet realizimit të veprimit të paligjshëm të
mësipërm, për më tepër në kushtet kur për një vit rresht refuzuan të
realizojnë pyetjen time institucionale, prokurori Sokol Stojani ka konsumuar
elementë të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, parashikuar
nga neni 248 i K.Penal.
Prokurori Stojani, nëpërmjet ndërhyrjes me anë të të tretëve, në një
emision mediatik publik, për më tepër kur "puna" e tij hetimore ka
përfunduar dhe dosja ka kaluar në gjykatë, ka synuar diskreditimin tim
publik, për shkak të abuzimit keqdashës dhe jo transparent të të dhënave
që ai disponon për shkak të funksionit të deritanishëm.
Sa më lartë mundet të provohet nëpërmjet:
1)Marrjeve të tablateve telefonikë të numrit celular të prokurorit
Sokol Stojani
2)Sekuestrimit të aparatit të tij celular
3)Vlerësimit me ekspert të çdo fshirjeje të mundshme të këtyre
SMS-ve
Në kushtet kur marrja e këtyre të dhënave është kompetencë ekskluzive
e prokurorisë dhe ruajtja e tyre në serverat pranë kompanive
përkatëse celulare është e kufizuar në kohë, kërkoj kryerjen e veprimeve
procedurale të menjëhershme nga ana juaj për të siguruar këto
akte të domosdoshme për provueshmërinë ose jo të veprës penale të
prokurorit Stojani.
Fatmir Mediu
Deputet
(Firma)
Kallëzimi për Ina Haxhi Ramën
Nga: Fatmir Mediu
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministër i
Mbrojtjes
Lënda: Kallëzim penal ndaj shtetases Ina Haxhi
Rama, me detyrë Prokurore e Përgjithshme e Republikës
së Shqipërisë
Baza Ligjore: Nenet 76, 103 dhe 283 të
K.Pr.Penale, si dhe 295/a paragrafi i tretë i Kodit Penal
të Republikës së Shqipërisë
Përpara: Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit
Gjyqësor Tiranë
Unë shtetasi Fatmir Mediu, i biri i Aliut, lindur më 21
janar 1967 në Durrës dhe banues në Tiranë, me adresë
Rruga e Elbasanit pranë restorant "Lion Park", Tiranë,
paraqes këtë kallëzim penal për shtetasen Ina Haxhi
Rama, me detyrë Prokurore e Përgjithshme.
Faktet penale që i atribuoj kësaj shtetase konsistojnë
në:
Publikimin e paligjshëm të materialeve sekrete dhe
jo sekrete të dosjes penale nr.3 të vitit 2008, të regjistruar
edhe në ngarkimin tim si shtetas.
Më datën 25 prill 2008, shtetësja Ina Haxhi Rama,
në cilësinë e Prokurores së Përgjithshme në Republikën
e Shqipërisë, në bashkëpunim me grupin e
prokurorëve që janë marrë në hetimin e çështjes referuar
më lart, kanë organizuar një konferencë për shtyp
në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, duke, jo
vetëm publikuar në mënyrë të paligjshme përmbajtjen
e aktit procedural së heqjes së imunitetit tim si deputet
i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, por edhe duke
u shpërndarë gazetarëve të pranishëm kopje të këtij
akti. Kryerja e veprimit të mësipërm vjen në kundërshtim
me nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, si
dhe nenin 6 pika 2 e ligjit "Për organizimin dhe funksionimin
e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë". I
lidhur ky veprim i Prokurores së Përgjithshme me
dashjen dhe qëllimin e saj kriminal në kryerjen e veprës
penale të diskreditimit politik dhe publik të figurës
sime, si dhe pasojave që konsistojnë në dëmtimin e
interesave të mia si shtetas, të partisë politike që unë
përfaqësoj, gjykoj se:
Konsumimi i veprës penale të "zbulimit të akteve
ose të dhënave sekrete", parashikuar nga neni 295/a,
paragrafi i tretë i Kodit Penal dhe/ose ai i "Shpërdorimit
të detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nga
ana e Prokurores së Përgjithshme, me ose pa bashkëpunimin
e prokurorëve që kanë qenë prezent në konferencën
e shtypit, është i plotë dhe i provuar.
Sa më lartë e provoj me:
1)DVD-në bashkëlidhur këtij kallëzimi, ku është e
regjistruar konferenca e plotë për shtyp e Prokurores
së Përgjithshme
2)Fotografi të këtij aktiviteti të paligjshëm
3)Publikimet përkatëse në media