Kapet i arratisuri nga policia e Rinasit
Eshtë kapur duke gdhirë dita e djeshme
rreth orës 01:30 i arratisuri nga ambientet
e policisë së Rinasit, 26-vjeçari Flamur
Toskaj. Sipas njoftimeve zyrtare, Toskaj është
kapur i fshehur në një banesë në periferi të Tiranës,
shumë afër vendit nga u arratis. Por
burime konfidenciale thonë se ai është vetëdorëzuar
duke "mbyllur" kështu edhe hetimet për arratisjen
dhe njerëzit që e ndihmuan dhe mbajnë
përgjegjësi për skandalin në fjalë. Flamur Toskaj
është deportuar dy ditë më parë nga policia italiane,
sepse është i dënuar në vendin tonë me 18
muaj burg për dhunë ndaj policisë. Sipas burimeve,
pasi ka mbërritur në Rinas, ai ka qëndruar
për rreth 15 minuta në dhomat e shoqërimit të
këtij komisariati, të cilat faktikisht lënë shumë
për të dëshiruar për sa i përket sigurisë. Dritaret
nuk janë të pajisura me kangjella, por të "siguruara"
si çdo zyrë me xhama dhe duralumin. Toskaj
ka kontaktuar me punonjësen që po i merrte
gjurmët e gishtave, duke pirë në mënyrë provokative
cigare. Në këtë moment, punonjësja e
policisë i ka thënë që ta hidhte cigaren jashtë
dhomës. Kaq i është dashur Toskës që të shtyjë
me forcë derën e duraluminit dhe policin që
ndodhej afër tij, duke arritur të dalë nga ai ambient
dhe duke hipur më pas në një makinë që
e priste aty. Mësohet se polici ka gjuajtur me
armë në ajër, por pa efekt. Gjithsesi, vetëm pak
orë më pas, edhe falë ndërmjetësisë së familjarëve
me policinë, ai është vetëdorëzuar në të
njëjtin komisariat nga u arratis.