E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes, vriten dy police

Vriten dy police te postes se fshatit Shemri te Kukesit. Shkelzen Dobrusha dhe Ramadan Hila u gjeten te ekzekutuar ne rrugen Kukes-Tirane dhe mendohet te jene vrare rrethe ores 22:15 te dites se djeshme. SIpas deshmive, ata jane pare bashke ne nje lokal, vetem 15 minuta para se te gjendeshin te ekzekutuar. Dy policet Dobrusha dhe Hila jane gjetur nga koleget e tyre. Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e ketij krimi te dyfishte, por policia tha se ka shpallur kerkimin per te riun Arjan Hasanaj, banues ne nje fshat te komunes Shemri. Ai konsiderohet si person me precedente te rende penale dhe si i dyshuari kyresor per kete vrasje. Drejt Kukesit edhetuan mbreme vone edhe forca speciale te policise dhe drejtori i Pergjithshem Prenci. Mesohet se detyra kryesore e dy policeve te vrare ishte kontrolli i rruges kombetare qe lidh qytetin e Kukesit me Tiranen, rruge ku jane regjistruar shpesh grabitje te dhunshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›