E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca përshëndet njohjet nga Afrika

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 09:14

Ministria e Jashtme e Francës ka përshëndetur tri njohjet që Kosovës i kanë ardhur kontinenti afrikan.

“Guinea, Nigeri dhe Benini e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e çuar në 80 numrin e njohjeve të shtetit të ri. Franca përshëndet këto vendime që kontribuojnë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe forcojnë pozitën e Republikës së Kosovës në komunitetin ndërkombëtar”, ka thënë Christine Fagas, ndihmës-zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme, transmeton Indeksonline.

Që të trija këto shtete kanë qenë koloni të Francës dhe e kanë fituar pavarësinë nga Franca. Guiena Conraky njihet edhe si Guinea franceze dhe ka fituar pavarësinë në vitin 1958, kurse Benini dhe Nigeri në vitin 1960. Në të trija shtetet gjuha zyrtare është ajo franceze.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›