E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi i datës 20 gusht

Nga Express më 20 gusht 2011 në ora 09:39

Gazeta “Express”
URDHRAT E VEZIRIT
Ministri turk i Arsimit, Omer Dincer, si të ishte Vezir i Sulltanit, kërkoi nga Kosova që të korrigjojë historinë në pjesën ku flitet për turqit. Për çudinë e gjithkujt, kësaj kërkese – symbyllurazi – iu bind Ramë Buja.

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kërkesa rrënuese
E kujt është Lucia?

Gazeta “Epoka e re”
NGULFATET KONTRABANDA
Mbyllen vrimat e krimit në veri, KFOR-i ka marrë nën kontroll edhe tetë rrugë alternative në veri

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Pacolli godet, Shën Lucia e njeh Kosovën
Dell: Fuqizojeni shtetin

Gazeta “Kosova sot”
GJYQËSORI NË GJUMË
Komisioni për Siguri u kërkon gjykatave dhe prokurorive të veprojnë

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Të kthyerit mezi mbijetojnë
Shën Lucia e njohu Kosovën shtet

Gazeta “Koha ditore”
QEVERIA E DO POLICINË ME HELIKOPTERË E AUTOBLINDA
Qeveria pritet ta kërkojë pëlqimin e Kuvendit për blerje të mjeteve të forta logjistike për Policinë e Kosovës

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Kompetencat e kuvendit mbi presidentin rrëshqasin nga kushtetuesja
Marnhac përfundon misionin ën tetor

Gazeta “Bota sot”
MUZEU I KOSOVËS, ATY KU JANË “TRETUR” GJYSMË MILION AURO
Ministria do të dërgojë lëndën në Prokurori

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
Shtohen njohjet e premtuara nga zv.kryeministri Pacolli
Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar me SHBA-të në luftë kundër terrorizmit

Gazeta “Zëri”
SEJDIU “LUFTON” LDK-në
Derisa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nuk ka kohë të merret me anëtarët e partisë, Fatmir Sejdiu i ka shpeshtuar takimet me anëtarë dhe kryetarë të degëve Ai po përgatitët për ta rimarrë partinë

Vijojnë disa nga titujt tjerë të kësaj gazete:
KFOR-i i “palëvizshëm”
Turqia kërkon ndryshim të Historisë

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›