Lista e Reeker’it s’ju pëlqen serbëve

Vizita e zyrtarit të lartë të Washingtonit, Philip Reeker në Beograd nuk ka kaluar edhe pa kritika të ndryshme në këtë shtet.
Danas në një shkrim të botuar dje ka thënë se Reeker ja ka dorëzuar një listë me kërkesa themelore presidentit dhe kabinetit qeveritar serb, e cila listë përmban kërkesat themelore të perëndimit për problemin e Kosovës.
Këto kërkesa janë themelore dhe pritet që të njëjtat t’ja përcjell Tadicit dhe qeverisë serbe edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Pasi që kërkesat nuk kanë qenë shumë të mira për palën serbe, ka reaguar edhe ministri serb i Punëve të Brednshme, Ivica Dacic. Ai ka thënë se “rrëfimet për kriminalitetin në veri të Kosovës përdoren si arsye që autoritetet në Prishtinë të ushtrojnë dhunë ndaj serbëve” dhe se kriminaliteti në veri paraqet veçse “rrezik lokal”.
Madje, Dacic i ka neglizhuar edhe porositë e amerikanëve të cilët rregullisht thonë se Kosova është e pavarur.
“Ato deklarata mundë të kuptohen si nxitje për shqiptarë që me dhunë të instalojnë sundimin e ligjit”, tha Dacic për agjencinë e lajmeve “Tanjug”.
“Nëse serbët e veriut të Kosovës nuk duan të integrohen, atëherë kanë të drejta të njëjta sikur shqiptarët të cilët kurrë nuk kanë dashur të integrohen në Serbi”.