Francë: Fillon tërheqja e forcave shtesë në Afganistan
Pasi presidenti amerikan, Barak Obama, i ka shpallur planet për tërheqje nga Afganistani, këtë e ka bërë edhe Franca.
Me anë të një deklarate, presidenti Nikolas Sarkozi, tha se Franca do ta filloj “tërheqjen progresive të përforcimeve të dërguara në Afganistan, në mënyrë proporcionale dhe me orar të ngjashëm me tërheqjen e përforcimeve amerikane”.
Franca ka rreth 4 mijë trupa në Afganistan.