E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maas: BE nuk pranon vende, me probleme territoriale

Konstatimin e parlamentarëve gjermanë se në fund të procesit të anëtarësimit në BE, Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës, e ka komentuar edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Wolfram Maas.
 

Ai ka thënë se në BE nuk insistojnë që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës, por që të gjendet zgjidhja për jetën e njerëzve të zakonshëm.
 

Në insistimin e gazetarëve nëse Kosova është një nga kushtet për pranimin e Serbisë në BE, ambasadori Maas ka thënë: “BE nuk mund të ketë interes që sërish të pranojë një vend i cili ka çështje të pazgjidhura territoriale”.
 

“Në lëkurën tonë e kemi provuar se ç`do të thonë problemet e tilla. Për këtë arsye kërkojmë zgjidhje praktike në favor të njerëzve në Kosovë”, është shprehur diplomati gjerman.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›