Francë, Jouyet: Serbia duhet të bashkëpunojë për EULEX
Paris (start)-Sekretari francez i Shtetit, Jean-Pierre Jouyet, tha se Franca priste që Serbia të bashkëpunonte për vendosjen e misionit civil EULEX-it në Kosovës, që sipas tij është në interes të Serbisë, për të mbrojtur pakicën serbe dhe kishat serbe në Kosovë. Ndërsa ka shtuar se Serbia mund ta fitojë përkrahjen e Francës për anëtarësimin e saj në BE, nëse heq qafe pengesën e quajtur, Tribunali i Hagës
"Franca do të përpiqet të jap maksimumin kur Serbia të realizojë bashkëpunimin e plotë me Tribunalin Ndërkombëtar në Hagë, respektivisht kur i arreston të akuzuarit e tjerë. Nëse do të kishte lëvizje në këtë drejtim, gjatë kryesimit francez me BE-në, ky do të ishte lajmi më i mirë”, ka thënë ai në një intervistë për mediat serbe. Ai ka thënë se kjo përkrahje pritet përkundër qëndrimit të Serbisë ndaj pavarësisë së Kosovës – për të cilin, siç u shpreh ai, “kemi mirëkuptim të plotë”.
///telegrafi-start///