E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagendijk apel BE-së: Ndaloni Serbinë

Bruksel (Start)-Përparimi i Serbisë në procesin e integrimeve evropiane dhe përmirësimi i bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, janë për t’u lavdëruar – mirëpo, Beogradi nuk guxon të mendojë se qëndrimi i tij ndaj Kosovës dhe afrimi me BE-në janë dy çështje të ndara. Kështu ka deklaruar Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Joost Lagendijk, i cili ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta kushtëzojë afrimin e mëtejshëm të Serbisë me këtë union, me pranimin e misionit të EULEX-it. Sipas tij, “Dokumenti i KE-së në mënyrë të butë i bën thirrje Serbisë të jetë konstruktive ndaj Kosovës, derisa qëndrimi i BE-së duhet të jetë i qartë: Obstruksioni ndaj misioneve evropiane në Kosovë, nuk do të tolerohet”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›