Presidenti Sejdiu i dërgoi një mesazh urimi Barak Obamës
Prishtinë (Start)- Presidenti i Republikës së Kosovës,Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një mesazh urimi senatorit Barak Obama me rastin e zgjedhjes President i 44 të i SHBA ve. Duke e përgëzuar senatorin Obama për fitoren elektorale dhe zgjedhjen President i 44 të i SHBA ve, Presidenti Sejdiu thekson se "qytetarët e shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës, i bashkohen Shkëlqesisë Suaj me respekt dhe admirim të lartë në kremtimin e kësaj fitoreje madhore". Më tej në këtë mesazh thuhet: "Për popullin e Republikës së Kosovës, fitorja Juaj paraqet edhe një dëshmi se SHBA të janë lidere të botës së lirë dhe simbol i demokracisë. SHBA të gjithmonë i kanë udhëhequr përpjekjet për liri, paqe dhe stabilitet, duke përfshirë edhe vendosjen e paqes në Ballkan. Tash, të udhëhequra nga Shkëlqesia Juaj, ne jemi të bindur se SHBA të do të vazhdojnë të qëndrojnë në ballë të betejës për mbrojtjen e këtyre vlerave. Lindja e shtetit tonë ka qenë rezultat i një përpjekjeje të gjatë të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe ndihmës së jashtëzakonshme të SHBA ve. Vërtet, kontributi i vendit Tuaj ka ndryshuar fatin e vendit tonë duke i shpëtuar njerëzit e tij nga zhbërja totale dhe duke iu dhënë shpresë për një të ardhme të ndritshme. Duke e vlerësuar ndihmën tepër të çmueshme që SHBA të kanë dhënë për popullin e Republikës së Kosovës, ne e mirëpresim forcimin e lidhjes speciale në mes të dy vendeve tona në të ardhmen. Po ashtu, ne jemi te bindur se nën administratën Tuaj, SHBA të do ta vazhdojnë mbështetjen e fuqishme për zhvillimin e Republikës së Kosovës dhe arritjen e synimit tonë për integrim euroatlantik. Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni urimet e mia të përzemerta për fitoren Tuaj dhe sigurinë për nderimin dhe konsideratën time më të lartë", thuhet në fund të mesazhit të urimit të Presidentit Sejdiu.