E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup: Trafikim i qenieve njerëzore, arrestohen 15 persona

Shkup (Start)- 15 shtetas maqedonas kanë përfunduar në prangat e policisë të akuzuar për trafikim qeniesh njerëzore. Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Brendshme maqedonase, bëhet e ditur se të arrestuarit janë të gjithë shtetas të këtij vendi dhe se janë pjesë e një rrjeti trafikimi që zgjatet edhe në vende të tjera. Ata dyshohen se kanë organizuar trafikimin dhe transferimin ilegal të 64 imigrantëve nga Kina, Shqipëria dhe India. Ministria tha se rrjeti po përpiqej të krijonte edhe lidhje të reja për trafikim imigrantësh përmes Greqisë drejt vendeve tjera të BE së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›