Rekordi i Ronaldos

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo u bë futbollisti më i shpejt në histori të ligës spanjolle që realizoi 100 gola.
Ylli portugez shënoi dy herë derisa Reali mposhti Real Sociedadin 5-1. Në arritjen e 101 golave në 92 ndeshje, Ronaldo tejkaloi legjendën e Realit, Ferenc Puskas i cili shënoi 100 në 105 takime.
Ronaldo u ngrit në 35 gola në La Liga gjatë këtij sezoni, duke u barazuar me yllin e Barcelonës, Lionel Messi i cili shënoi në fitoren 2-0 ndaj Mallorcas. Nëntë ndeshje para fundit, Reali ka 75 pikë para Barcelonës me 69.