E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, 24 vjeçari nga Ksamili u gjend i vdekur në burgun grek

Mediat greke kanë bërë të ditur se në burgun famëkeq të Koridhalos, është gjendur i vdekur në rrethana ende të panjohura trupi i pajete i shtetasit shqiptar nga Ksamili, 24 vjeçarit, Fatmir Oruçi, me orgjinë nga zona rurale e Tepelenës. 24- vjeçari ishte duke vuajtur dënimin për trafikim të lëndëve narkotike. Fatmir Oruçi, ishte kapur nga policia greke në vitin 2005, duke transportuar lëndë narkotike në territorin grek dhe pas gjykimit nga gjykatat e shtetit fqinj ishte dënuar me 7 vjet burg, të cilin po e vuante në burgun e Koridhalos.Trupi i tij i pajetë ka mbërritur në Ksamil dhe familjarët e të afërmit i kanë dhënë lamtumirën e fundit, duke e varrosur në varrezat publike të Ksamilit. Ende familjarët nuk dinë se në cilat rrethana 24- vjeçari ka humbur jetën, pasi askush nuk ka dhënë asnjë version që të jetë bërë shkak për vdekjen e të riut në kushtet e vuajtjes së dënimit në një burg të sigurisë së lartë në Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›