Obama: Të dyfishojmë përpjekjet për projektet e klimës
Presidenti i SHBA Barak Obama tha të martën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të pasur një program të qartë dhe konkret për sa i përket çështjes klimës gjatë samitit të Kopenhagenit.
Deklarata e Obamës u dha gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me një delegacion të përbërë nga diplomatët më të lartë të BE-së, i kryesuar nga presidenti komisionit Europian Hose Manuel Barroso.
"Është shumë thelbësore për ne dhe BE-në që të dyfishojmë përpjekjet tona përsa i përket fushës së klimës. Ne duhet të përcaktojmë të gjithë së bashku problemet më urgjente të cilat kërkojnë zgjidhje të shpejtë. Këtë agjendë duhet domosdoshmërisht ta përcaktojmë para fillimit të samitit të klimës në Kopenhagen"-pohoi Obama.
Presidenti i Komisionit Europian Hose Antonio Barroso i cilësoi shumë të vlefshme idetë e presidentit Obama në lidhje me problemet serioze që mund të shkaktojë klima në të ardhmen.
"BE-ja i përshëndet fjalët e presidentit Obama si edhe përkushtimin e tij në lidhje me çështjen e klimës. Të gjithë kryediplomatët e Bashkimit Europian do të luftojnë shumë që në Kopenhagen të arrihet një marrëveshje e cila do të jetë e rëndësishme për të ardhmen e botës."- pohoi presidenti Barroso.
Në këtë takim Obama gjithashtu e cilësoi BE-në si një partner strategjik përsa i përket forcimit të ekonomisë globale si edhe rimëkëmbjes së tregjeve ndërkombëtare.