E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Oazi i Detrave", anija më e madhe lundruese në botë

Anija e famshme me emrin "Oazi i Detrave" u largua javën e kaluar nga një portet kryesore të Finlandës për në drejtim të portit Everglades i cili gjendet përtej Atlantikut në Florida të SHBA-së. Kjo anije është anija lundruese më e njohur si edhe më e madhja në botë. "Oazi i Detrave" ka një tonazh të frikshëm i cili prek nivelin e 250 mijë tonëve, që është një tonazh rreth 43 % më i madh se anijet lundruese e klasit të dytë që janë në qarkullim.
Kjo vepër madhështore arrin gjatësinë e 360 metrave si edhe ka gjërësi plot 72 metra. Përveç këtyre shifrave marramendëse, kjo anije ka jo pak, por 18 kuverta në dizpozicion të pasagjerëve të saj. Përsa i përket pasagjerëve kjo anije arrin që të mbajë në 18 kuvertat e saj mbi 6400 pasagjerë , përveç stafit i cili përbëhet prej 2150 personash.
Kjo anije luksoze e cila ka rreth 7 zona të ndryshme ose "lagje" të cilat përdoren për dëshirat e pasagjerëve. Siç mund edhe të imagjinohet anija lundruese "Oazi i Detrave", ka gjithashtu qendrat palestër, pishina me karakteristika të ndryshme, si dhe mjediset sportive. Por gjithashtu në këtë "qytet të improvizuar" mund të vizitosh edhe një teatër 750-vendësh, i cili është i pajisur me unaza për të shikuar më mirë shfaqjet që ai paraqet.
"Oazi i Detrave", anija më e madhe lundruese në botë ka arritur që të mahnisë shumë njerëz në mbarë botën për madhështinë. Shumë njerëz që kanë pasur mundësinë që ta vizitojnë dhe të udhëtojnë me këtë vepër arti e kanë përkufizur si një "qytet i paharrueshëm".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›