Francë, e majta fiton edhe raundin e dytë
Humbja e Sarkozisë në zgjedhjet rajonale duket se do të konfirmohet edhe më fazën e dytë të zgjedhjeve. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, pjesëmarrja në votim ka qenë rreth 10 për qind më e lartë se sa zgjedhjet e javës së kaluar, por ende më e ulët se zgjedhjet e vitit 2004. Që nga ora tetë e mëngjesit deri në tetë të mbrëmjes francezët kanë votuar për kryetarët e bashkive të qyteteve të tyre. Të gjitha sondazhet konfirmojnë humbjen e mazhorancës se djathtë të presidentit Nikolas Sarkozi. Sipas exit-poll, 56 për qind të votave kanë shkuar për socialistët ndërsa 37 për qind për përfaqësuesit e djathtë të Sarkozisë, 7 për qind ishin për Frontin nacional. Përveç përqindjes më të lartë së votuesve të majtë në tërësi gjatë javës së kaluar, e djathta në Francë ka humbur postin si parti drejtuese, deri në atë moment Ump e Sarkozisë, duke u kapërcyer nga Partia socialiste e Martine Aubry, tashmë forcë e parë politike në këtë vend. Mazhoranca presidenciale po tenton të paktën të evitojë një humbje të përgjithshme, 26 rajone nga 26.