E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal te Laburistët,një sekret edhe për Bler



Një skandal ryshfetesh ka mbërthyer deputetët laburistë në Britani, pasi disa ish-ministra të kësaj partie dhe disa deputetëve të lartë janë filmuar duket ofruar shërbimet e tyre në këmbim të parave. Drejtuesit e partisë në pushtet kanë premtuar një hetim mbi këtë skandal. Tani po kërkohen rregullore më të ashpra dhe monitorim. Ndërkohë ish-kryetari i kësaj partie dhe ish-Kryeministri britanik, Toni Bler, ka bërë një betejë të jashtëzakonshme që prej dy vitesh për të mbajtur të fshehtë një marrëveshje me shumë fitim me një gjigant nafte shumëkombësh, i cili ka interesa të mëdha në Irak, firmën jug-koreane “Ul Energy Corporation”. Bler, që ka bërë rreth 25 milionë euro që kur u largua nga “Downing Street” në vitin 2007, ka fshehur deri tani marrëveshjen prej 1 milionë e gjysmë eurosh me familjen mbretërore kuvajtiane, të cilën e ka këshilluar në lidhje me çështjet e naftës. Në mënyrë të paprecedentë, ai ka bindur komitetin që shqyrton punët e ish-ministrave britanikë që të mos ia bënte të ditura detajet e mësipërme publikut për 20 muaj rresht, duke pretenduar që një gjë e tillë do të shkaktonte dëme tregtare. Por ato janë bërë publike dhe tashmë përbëjnë akuza të reja për Blerin në lidhje me bërjen para nga kontaktet personale të luftës famëkeqe në Irak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›