E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, humb partia e presidentit Sarkozi



Pakënaqësia e popullit ka bërë që partia UMP e presidentit Nikolas Sarkozi të humbë raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u zhvilluan në Francë. Kjo mund të konsiderohet si një goditje e fortë për Sarkozi në zgjedhjet mbarëvendore, përpara atyre presidenciale dhe parlamentare që do të zhvillohen në 2012. Fronti Kombëtar i Ekstremit të Djathtë, me lider Le Pen duket se ka marrë 12 për qind të votave. Zgjedhjet u zhvilluan në kohën kur popullariteti i Presidentit Sarkozi është më i ulëti gjithë këto kohë, ndërsa papunësia ka arritur në 10 për qind.

Tajlandë, protesta masive kundër qeverisë

Një numër i madh i protestuesve anti-qeveritarë në Tajlandë janë mbledhur jashtë kazermave të ushtrisë në kryeqytet, Bangkok, ku thuhet se ndodhet kryeministri. Ata i kanë kërkuar që të japë dorëheqjen dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme, por Abhisit ka thënë se nuk mund të pranojë kërkesën e tyre. Ai tha se zgjedhjet duhet të mbahen sipas rregullave të përbashkëta dhe të jenë të qeta.

16 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›