Francë, posta dërgon kartolinën pas 72 vitesh
Një grua “ka marrë” një kartolinë ku i shprehej dashuria, 40 vite pasi kishte vdekur. Dhe tani nuk dihet as ku ka përfunduar dërguesi i saj. I dashuri i kishte shkruar një kartolinë dhe posta franceze e ka dërguar në shtëpinë e saj pas 72 vitesh që kartolina ishte hedhur në kutinë postare. Atëherë marrësja e kartolinës kishte 40 vjet që kishte vdekur. J.A. Achiardi i kishte shkruar të dashurës së tij, Fernanda, më 11 gusht 1937. Gruaja kishte vdekur në vitin 1969 dhe pas 40 vitesh kartolina ka mbërritur në shtëpinë e saj, në duart e së motrës 94-vjeçare. Nga posta e Nicës shpjegojnë se kartolina duhet të ketë rrëshqitur pas ndonjë kutie postare.