Liderët e botës përkujtojnë fillimin e Luftës II Botërore
Udhëheqës nga 20 vendet e prekura nga Lufta e Dytë Botërore kanë përkujtuar 70-vjetorin e Luftës së Dytë Botërore, duke vendosur qirinj në një memorial lufte në qytetin polak të Gdanskut. Kancelarja gjermane, Anxhela Merkel, tha se “I kujtoj 6 milionë hebrenjtë dhe të gjithë ata që vuajtën, që vdiqën në mënyrë të tmerrshme në kampet gjermane të përqendrimit dhe shfarosjes. Nuk ka fjalë të duhura për të përshkruar vuajtjet e kësaj lufte dhe Holokaustin. Iu përulem viktimave. Kryeministri rus, Vladimir Putin, tha se “fitorja në luftën kundër nazizmit u arrit me një çmim të madh, me humbje vërtet të pakthyeshme. Vetëm për lirimin e Gdanskit, më shumë se 53000 ushtarë të Ushtrisë së Kuqe dhanë jetën. 600000 bashkëpatriotët e mi u vranë në tokën polake, pasi sollën fitoren kundër nazizmit. Kryeministri polak, Lech Kazinski, tha se “jemi mbledhur për të kujtuar, sepse ne polakët e dimë se këtë memorie të ndershme për të vërtetën, për burimin e Luftës së Dytë Botërore, Polonia, Evropa dhe bota nuk do të ishin të sigurta. Në mesazhin e Presidentit amerikan, Barak Obama, thuhej se “Në emër të popullit amerikan, uroj t’i bashkohem zërave që përkujtojnë 70-vjetorin, duke shprehur admirim dhe mirënjohje për ata që qëndruan në krah të lirisë dhe shpresës, e që dhanë një shembull të superioritetit shpirtëror kundër tiranisë”. Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliban tha se “ne kemi detyrën për të kujtuar sakrificën dhe të marrim mësimet e duhura”.