SHBA, 10-vjeçari vret të atin: Ishte i ashpër
Në Nju Meksiko një fëmijë 10-vjeçar ka marrë pushkën dhe ka vrarë të atin, sepse “ishte shumë i ashpër”. Byron Hilburn, 42 vjeç, vdiq në spital pas plagëve të marra në kokë. “Kërkonte të më mësonte disiplinën në mënyrë shumë të ashpër”, tha 10-vjeçari, ndërsa shpjegonte para hetuesve ngjarjen. Alarmin për vrasjen e ka dhënë vetë djali. Prindërit e tij ishin të ndarë dhe ai i ishte besuar të atit. Shërbimet sociale, që nga viti 2003, kishin marrë shtatë telefonata që sinjalizonin abuzime dhe braktisje të miturish. Asistentët nuk kishin gjetur kurrë shenja në trupin e djalit apo gjurmë të tjera keqtrajtimesh. Motra e 10-vjeçarit ka qenë e pranishme kur ai ka qëlluar. Fqinjët e kishin përshkruar Hilburnin si një njeri “normal”. Nëntorin e kaluar në Arizona një vogëlush 8 vjeç u akuzua nga policia për vrasjen me armë zjarri të babait të tij 29 vjeç dhe mikut të të atit, 39 vjeç.