E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, spoti shokues: Të varfrit ta shpifin, ndotin ambientin

Një spot i një shoqërie franceze që shet makina, ka provokuar një vorbull debatesh mes shoqërive civile dhe atyre të të drejtave të njeriut në Francë: “Të varfrit ta shpifin, ndotin ambientin”. 

Ky ishte mesazhi i shoqërisë franceze “Ucar”, i cili është shfaqur nëpër gazeta në formë publiciteti, duke irrituar shumë njerëz. Kundër këtij spoti janë ngritur menjëherë shoqata si “Emmaus” dhe “Ndihma katolike”, por shoqëria “Ucar” shpjegon se fraza është provokuese dhe ka për qëllim të hedhë në treg makinën më të lirë. “Ucar” është vënë re se gjatë kohëve të fundit në Francë ka bërë një seri spotesh dhe manifestesh, ku ofendon “pa të keq” shumë anë të shoqërisë. Në spotet e saj vihen re fëmijë të rrahur, nëna shtatzënë të injoruara etj. Kësaj radhe, shoqëritë civile nuk kanë pranuar më të durojnë idetë e fundit “të sensit të mirë” të makinave 11-vjeçare. “Jemi të irrituar”, kanë shpjeguar drejtuesit e Emmaus, shoqata bamirëse e Abbè Pierre. Përfaqësuesi i saj, Patrick Dugois, ka theksuar se nëse u duhej një mesazh provokues, do të ishte mirë të zgjidhej “Të pasurit ta shpifin, ndotin ambientin me fuoristradat e tyre”. Por jo, ata që preken janë të varfrit. Presidenti i “Ucar”, Jean-Claude Puerto-Salavert, pranon provokimin, por shpjegon se fraza i referohet makinave, ku me 180 euro në muaj që kushton një makinë 15-vjeçare, mund të blihet një makinë më e vogël e re dhe e pastër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›