E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francezët nuk e pëlqejnë stilin e presidentit Sarkozi: “Sentimental”

Gati 82 për qind e francezëve theksojnë se mënyra se si shefi i Eliseze shfrenohet me ndjenjat e tij, nuk përkon me detyrën dhe moralin e shefit të shtetit. “Probleme të stilit” për Nikola Sarkozinë. Një muaj nga koha e zgjedhjeve administrative, një sondazh konfirmon se imazhi i presidentit francez ndodhet shumë larg asaj që duhej të ishte edhe në jetën private. Sipas sondazhit që është realizuar në rrugë interneti, gati 82 për qind e francezëve theksojnë se mënyra se si shefi i Elise-ut shfrehet duke u preokupuar vetëm për fushën e tij sentimentale, nuk përkon me detyrën dhe moralin e shefit të shtetit. Por ulja e nivelit të besueshmërisë te Sarkozi ka ndërhyrë dhe te elektorati i tij me 35 për qind, të cilët kanë theksuar se ai ka të drejtë të jetojë edhe privatisht, ashtu siç do. Opinion i përbashkët. “Bëhet fjalë për një gjykim unanim nga opinioni publik”, - ka komentuar drejtori i studimeve politike të këtij sondazhi, Bruno Jeanbart. “Kjo pasi ky gjykim prek imazhin presidencial. Francezët kanë sensacionin e Nikola Sarkozisë, pasi sipas tyre, ai më tepër preokupohet për veten dhe ndjenjat personale, sesa për popullin dhe elektoratin që e ka zgjedhur”. Gjykime negative edhe në drejtimin politik. Me vetëm 15 për qind, kapaciteti i tij për të drejtuar në rregull një shtet të madh e të fuqishëm si Franca nuk konfirmohet prej tij si shef shteti. Ndërsa janë në përmirësim performancat në punët diplomatike.

18 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›