E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka: “Po miratojmë dy ligjet më të rëndësishme”

Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, mori pjesë të shtunën në analizën vjetore të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër, institucioni i të cilit mbulon të gjithë problematikën shëndetësore të rreth 120 mijë banorëve, duke përfshirë qytetin e Tepelenës dhe Përmetit. Në fjalën e tij, ministri Ndoka tha se edhe në qarkun e Gjirokastrës, ashtu si në gjithë sistemin shëndetësor, viti 2007 ka shënuar arritje, të cilat kanë kontribuar në modernizimin e sistemit shëndetësor dhe përshtatjen e tij hap pas hapi në standarde bashkëkohore europiane. “Ne po realizojmë ndryshimin e mentalitetit të spitaleve fiktive për çdo qendër të banuar, duke krijuar dhe forcuar 12 spitalet rajonale moderne dhe efektive, të pajisura me teknologji e personel të kualifikuar për të trajtuar të gjitha sëmundjet”, - u shpreh ministri, duke shtuar se spitalet do të vlerësohen sipas nevojave dhe specifikave reale qe kanë qytetet, duke mos lejuar struktura inekzistente. Ai deklaroi në dy muajt e ardhshëm dikasteri që drejton do të paraqesë për miratim dy ligjet më të rëndësishme shëndetësore: “Ligjin bazë të Shëndetësisë” dhe “Ligjin për financimin e kujdesit shëndetësor”.

18 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›