Një qark të shkurtër, pa "pasoja"...
28/02/2005 Genti Shkurti
"1/60, insurgent space", ka përfunduar ditën e shtunë në darkë performancat e këtij muaji, të cilat ishin lidhur ngushtë me Qytetin Studenti. Edhe artisti Gentina Shkurti, u prezantua me një "party", që vazhdoi për rreth dy orë e gjysëm, ku ishin të pranishëm shumë studentë. Përveç faktit që ky vend është tepër i izoluar dhe i mbyllur për këdo që nuk është student, në të njëjtën kohë, dhomat e banimit janë shumë të vogla dhe pa asnjë komoditet. Performanca e artistit Shkurti, konsistonte në bashkimin e dy ambienteve, krejtësisht të kundërt midis tyre, një bashkim kaq "organik", sa mund të prodhonte vetëm një "qark të shkurtër". Një dhomë gjumi dhe një dhomë "diskotekë". E ndërsa në njërën hapësirë, me zor flenë dy vetë, në hapësirën tjetër, presupozohet se mund të hyjnë me qindra vetë, për të vallzuar... Një dhomë në Qytetin Studenti, vend ku filluan lëvizjet, që më pas shembën dikataturën, e hapur dhe e përdorur për një natë të vetme, si një diskotekë e vërtetë, me muzikën underground. Natyrisht, që në aspektin artistik të artit klasik, me të cilin jemi mësuar të përballemi, nuk ka asgjë të përbashkët. Pasi vetëm të vallzosh, është një ide për artin, i cili zhvillohet në vetvete, të jetuarit dhe një veprim "normal", siç është vetë vallzmi. Ndërsa qarku i shkurtër prodhohet nga lidhja "organike" e dy ambienteve, ku zhvillohen ngjarjet. Natyrisht, ky krijim nuk do të kishte mundur të ekzistonte pa ambientin, pa pjesëmarrjen e njerëzve, në një përputhje perfekte me shpirtin e idesë, të një forme të caktuar dhe të krijimit bashkëpunues...