E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franklin, kёngёtarja mё e mirё e muzikës rrok



Ylli i muzikës, Aretha Franklin, ёshtё cilësuar kёngёtarja mё e madhe e muzikës rrok. Fituesja e 20-fishtё e çmimit “Grammy” ka kryesuar sondazhin dhe ka mposhtur konkurrencёn nga legjendat e muzikës, pёrfshirё Sër Pol Mekartni dhe Sër Majk Xheger, tё cilёt janë renditur respektivisht nё vendet 11 dhe 16. Rei Çarls u rendit nё vendin e dytё, i ndjekur nga Elvis Presli nё vendin e tretё. Nё vendin e katërt u rendit Sem Kok, ndёrsa legjenda e “Beatles”, Xhon Lenon, ka mbyllur top-pesëshin. Nё dhjetё mё tё votuarit janë renditur edhe Marvin Gaj, Bob Dilan, Otis Reding, Stivi Uonder dhe Xheims Braun. Lista e plotё e fituesve do tё paraqitet sot nё revistën “Rolling Stone”.

Del në shitje shtëpia e fëmijërisë së Dejvid Bekamit

Shtëpia në të cilën ylli i futbollit anglez Dejvid Bekam ka jetuar është nxjerrë në shitje për një shumë prej 1.29 milionë dollarësh, pothuajse katër herë më shumë se vlerat e pasurive të patundshme të ngjashme në atë zonë. Futbollisti u rrit në një shtëpi në Leitonstone, në Londrën lindore, para se të merrte statusin e superyllit dhe të largohej nga shtëpia e tij. Bekam në këtë shtëpi ka jetuar me nënën Sandra dhe babanë Ted, ndërsa u largua në moshën 14-vjeçare pasi nënshkroi një marrëveshje me ekipin e të rinjve të klubit Mançester Junajdit. Shtëpia me tre dhoma fjetjeje vlen afro 380 000 dollarë, por lidhja me yllin e futbollit e rrit vlerën e saj.

Në axhendën e Elektës sërish “Playboy”

Ish-ylli i serisё “Baywatch”, Karmen Elektra, do t’u “rikthehet” sёrish viteve mё tё hershme pёr njё seri tё re fotografish pёr revistën “Playboy”. Trembёdhjetё vjet pasi u zhvesh pёr tё herë të parë për revistën e njohur për meshkuj, 36-vjeçarja do tё jetё sёrish qendër e objektivit tё aparatit fotografik. Fotot e saj do tё jenё pjesё e prezantimit tetёfaqësh pёr numrin e ardhshёm, i cili do të shënojë edhe 55-vjetorin e “Playboy”-t, nё muajin janar. Edicioni do tё dalё nё shitje mё 12 dhjetor tё këtij viti. Elektra ёshtё aktualisht e fejuar me ish-anёtarin e grupit “Korn”, Rob Paterson.

14 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›