Princi Uilliam do të bëhet baba
Ndërkohë që po përgatiten për të festuar 60-vjetorin e Karlit, atmosfera festive duket se do të sjellë një princ të vogël në familjen mbretërore të Anglisë. Sipas mediave botërore, Keit Midleton, e fejuara e trashëgimtarit të fronit, Uilliam, është shtatzënë. Lajmi tashmë ka rënë në vesh të mbretëreshës, pasi kjo është edhe shtatzënia e parë e një martese të pakryer në familjen mbretërore. Në realitet, përsa u përket skandaleve, mbajtësve të kurorës angleze u është dashur të kalojnë shumë të papritura këtë vit. Kështu kjo maratonë filloi me martesën e shumëpërfolur të prindërve të Uilliamit, Karlo dhe Diana në vitin 1981. Më pas skandali vazhdoi me dashurinë e Karlit me Kamilën, dashnorë të përjetshëm, histori kjo që përfundoi me martesë në vitin 2005.
Por edhe pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore kanë provuar shijen e hidhur të divorceve si dhe të lidhjeve jashtëmartesore. E reja e fundit është pikërisht një trashëgimtar i vogël, i cili do të lindë pa bekimin e kishës. Në Bakingam Palas gjendja është e tensionuar, edhe pse lidhja e princit me bukuroshen Keit është e konsoliduar. Ata janë fejuar 7 vjet më parë dhe duket se ajo prej kohësh po përgatitet për rolin e ardhshëm si mbretëreshë, të cilin e merr pas martesës. Ardhja e trashëgimtarit, megjithatë, mendohet se do të sjellë një dasmë të shpejtë dhe jo të përgatitur siç duhet. Pjesëtarët e familjes mbretërore duken të lumtur për idenë e një vogëlushi me gjak blu. Deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar e ndërsa presim, kureshtja rritet...
Monika Beluçi zhvishet për “Dior”
Thotë se nuk ka fizik perfekt, por sa herë që zhvishet, vështrimet fiksohen mbi format e mrekullueshme. Monika Beluçi, 44 vjeçe, është njëra nga gratë më të bukura dhe pas shumë vjetësh tërheq vëmendjen me trupin e saj në fushatat publicitare për firmën e njohur “Dior”, për të cilën është zhveshur deri në bel, duke u shfaqur provokuese dhe joshëse. Me pak fjalë, hyjnore. Në fillim bën modesten, më pas zhvishet. Monika nuk rresht duke na çuditur dhe pasi ka pozuar me të brendshme për revistën “GQ”, zgjedh të luajë edhe për këtë spot fatal. Ajo sfidon 44 vitet me një triumf sensualiteti që shkon përtej nudizmit të thjeshtë dhe vulgar. Pa asnjë ndrojtje, aktorja fton admiruesit ta shikojnë, më shumë për sfidë sesa për kureshtje. Një sensualitet i admirueshëm dhe më pas Monika vishet, pa humbur vështrimin djallëzor që e bën të parezistueshme. Monika Beluçi u zhvesh për numrin e nëntorit të revistës “GQ”.
14 Nentor 2008