E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kokaina e Kapshticës, vihen tre në pranga

Tiranë, 27 Tetor, 12:55, NOA - Kokaina prej 614 gramësh e bllokuar mbrëmë në Kapshticë, ka çuar në pranga dhe dy persona të tjerë. Policia e Shtetit, tha për agjencinë NOA, se nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Policia e Korçës u krye operacioni i koduar Çanta e dorës. Gjatë aksionit, në pranga ranë, Aurora Liço, 21 vjeçe, studente, Ilia Naslazi, 46 vjeç, i njohur me emrin Arben Naslazi dhe Pandush Naslazi, 36 vjeç, të tre nga Korça, të njohur me emrin Fredi Naslazi. Prangosja e tyre është bërë pasi dyshohen se kanë konsumuar veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike më shumë se një herë, e kryer në bashkëpunim. Këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të kalonin një sasi lënde narkotike në drejtim të Greqisë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Kapshticë, Aurora Liço, në momentin që do kalonte kufirin shtetëror i janë sekuestruar 614 gramë lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë. Lënda narkotike ishte e futur në çantën e dorës. Ndërkohë, që dy persona e tjerë, dyshohet se kanë qenë organizatorët e këtij trafiku. Hetimet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda. c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›