Petrit dhe Shpëtim Tresa, të plagosurit tek Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranes, perballe se ciles ndodhi ngjarja
Tiranë, 27 tetor, 11:52 NOA Një plagosje e dyfishtë e kushërinjve Petrit dhe Shpëtim Tresa ka ndodhur sot përballë gjykatës së Tiranës.
Policia e Tiranës tha për agjencinë NOA, se autorët janë identifikuar dhe u shpallën në kërkim.
Burime në vendngjarje raportojnë për dy të plagosur me mjete të ftohta dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak, ku janë në gjendje kome dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është e rëndë, në rrezik për jetën.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur përball një lokali tek Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës.
Hetimet e para të policisë, që ka mbërritur në vendin e ngjarjes e njoftuar nga dëshmitarët okularë, kanë arritur në përfundimin se, dy kushërinjtë Tresa, janë plagosur me sende të forta, me hekur dhe dërrasë në kokë.
Gjithçka dyshohet se ka ardhur pas një sherri të momentit mes një grupi, u bënin pjesë dhe të plagosurit.
Debati mes tyre, ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta, ku dyshime ka se gjatë sherrit janë përdorur dhe thika.
Policia ndërkaq ka nisur hetimet për të zbardhur e plotë të ngjarjes.
c.a/NOA