E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini; Burg përjetë tutorëve klandestinë të prostitutave

Dënime maksimale deri në burgim të përjetshëm për shfrytëzuesit e prostitutave, si rritje dënimi për emigrantët e paligjshëm në shtetin italian. Propozimi ka ardhur nga ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, i cili në një intervistë për të përditshmen vendase, “La Stampa” dy ditë më parë, është shprehur se “kush shfrytëzon prostitucionin duhet dënuar me normat që ndëshkojnë reduktimin e skllavërisë, që parashikon dënim kapital”. Sipas Fratinit, “kush abuzon me vajzat që gjenden në rrugë, nuk mund që të mos ta dijë që janë viktima të trafikut të qenieve njerëzore: në këto raste klienti do të ndëshkohet. Por ajo që më intereson më tepër është se duhet që ne të ndalojmë “shitjen”. Nuk mund të ndëshkohet vetëm si shfrytëzim prostitucioni. Problemi nuk është i tipit moral, por mbi të gjitha është “një rrezik i madh sanitar”. Në shtetet që kanë shtëpitë e mbyllura parandalimi sanitarë është efektivisht më i mirë. Morali është një gjë individuale: imoraliteti qëndron tek ata persona që shkojnë me vajzat e vogla, duke injoruar që ato janë skllave”.

Ndërkohë, për ministrin e Jashtëm italian duhet që të rishikohet dënimi me vdekje ose i përjetshëm që të bllokojmë aktivitetin për ata persona që i detyrojnë gratë që të kthehen në skllave, duke i detyruar ato që të prostituohen dhe që e bëjnë emigracionin klandestin. Sakaq, ministri i Brendshëm, Roberto Maroni, është në favor të shtëpive të mbyllura. Ndërkaq, mbi temën e emigracionit klandestin ministri i Jashtëm thotë se duhet të jemi të sigurt që përjashtimi të jetë efektiv dhe imediat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›