E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lushnje ; Arrestohen tre trafikuesit e bashkëqytetares së tyre

Tre shokët lushnjarë që trafikuan bashkëqytetaren e tyre para dy vitesh arrestohen. Ngjarja u konfirmua dje nga policia e Lushnjës dhe sipas të cilëve thuhet se u arrestuan SH. K., 38 vjeç, N. P., 53 vjeç dhe 30-vjeçari E.DH., të gjithë banues në Lushnje, sepse trafikuan 27-vjeçaren A. K., po nga Lushnja. Sipas të njëjtave burime, këta shtetas u ndaluan për veprën kryer dhe sipas të dhënave të deritanishme dyshohet se këta shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të trafikuar dhe më pas e kanë shfrytëzuar atë për qëllim prostitucioni në Napoli të Italisë. Gjithashtu, shkak i arrestimit të këtyre personave ka qenë vetë 27-vjeçarja, e rënë viktimë në këtë rast nga bashkëqytetarët e saj. Pas rreth dy viteve prostituim, e reja lushnjare ka vendosur t’i denoncojë keqbërësit dhe t’u japë demin e merituar, ku në rastin e saj ishte denoncimi në polici. Sakaq, pasi morën denoncimin, organet policore hetuan dhe arritën të ndalojnë të tre këta shtetas. Më pas çështja do t’i kalojë për hetim më të gjerë Prokurorisë së këtij rrethi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›