E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orinda Huta, mes Gjermanisë dhe Italisë

Orinda Huta, mes Gjermanisw dhe Italisw

Orinda Huta është e pavendosur për skuadrën e saj të preferuar. Në Kampionatin Evropian ajo gjendet mes Gjermanisë dhe Italisë dhe nuk është e sigurt se pas cilës skuadër të bëjë tifo më shumë. Këngëtarja tregon se nuk është një ndjekëse e rregullt e ndeshjeve të këtij kampionati, e duke e cilësuar këtë fakt edhe si motivin e dilemës për dy skuadrat e zemrës. “Pothuajse nuk e ndjek kampionatin Evropian sepse nuk më tërheq shumë futbolli”, na thotë Orinda, duke vënë theksin më tej edhe tek impenjimet e saj artistike të cilat nuk ia lejojnë këtë mundësi. Por megjithatë, tregon se që në fëmijëri ishte njw tifoze herë me skuadrën e Gjermanisë, e herë më atë të Italisë. Por edhe si e tillë, këngëtarja nuk mohon faktin që vetëm kur të jetë momenti i ndeshjes finale, ajo do ta gjejë kohën dhe mundësinë për ta ndjekur me dëshirë dhe kureshtje. “Shikoj vetëm finalen e kampionatit. Këtë çast e shikoj më dëshirë dhe mund ta ndajë vetëm me shoqërinë”, thotë Huta. Por gjithashtu nuk përjashton edhe rastin që një ndeshje të zakonshme, mund ta ndjekë edhe për hir të një personi të veçantë. “një moment të tillë mund ta kalojë shumë mirë edhe për t’i bërë qejfin dikujt, flas këtu për një personi të veçantë”, përfund Orinda sërish e pavendosur.

E ka hedhur poshtë menjëherë komentin e fundit të mediave se Eva është rivalja e saj në botën artistike. Kate Beckinsale ka qeshur me këtë fakt se ajo ka një rivalitet me Eva Longorian, duke thënë se shoqja e saj është shumë e “vockël” për të qenë konkurrente e saj. Beckinsale ka kaluar shumë kohë bashkë me yllin e dramës televizive “Desperate Housewives” (seriali i njohur “Shtëpiake të Dëshpëruara” ), Eva Longoria, që nga koha kur është vendosur në Los Angeles ka nxitur “gojët” e palodhura të thashethemeve se ato janë bashkuar dhe për të konkurruar me njëra-tjetrën në karrierën aktoriale. Mirëpo, aktorja e filmit “Underworld”, Kate Beckinsale, është shprehur se ajo nuk e sheh bukuroshen nga Teksasi si një rivale, siç është përhapur edhe thashethemi i mësipërm. Kjo ndoshta për të vetmen arsye se të dy aktoret janë shumë të ndryshme fizikisht për të konkurruar me njëra-tjetrën për role të njëjta. “Nuk ka asnjë lloj mundësie që unë dhe Eva të konkurrojmë me njëra-tjetrën për të njëjtin rol”, - ka theksuar Beckinsale, duke shtuar më tej edhe një tjetër motiv që forcon më shumë arsyetimin e saj. Ajo është më e vogël se unë, kështu që njerëz të tillë nuk më trembin”, - ka thënë Beckinsale. Veç kësaj, kohët e fundit ajo është përfolur dhe lidhur me faktin se aktorja e ka përjashtuar mundësinë për të pasur një fëmijë tjetër. Ajo ka thënë se vajza e saj, Lily, nuk ka nevojë për një vëlla apo motër. Beckinsale ka një vajzë nga lidhja e saj me aktorin Michael Sheen, e ndërkohë pohon se vajza e saj, është shumë e sjellshme dhe shumë e mirë, kështu që nuk dëshiron ta prish këtë mrekulli dhe të lind ndonjë fëmijë tjetër. “Jemi shumë mirë kështu. Ndoshta më vonë mund të mendoj për një fëmijë të dytë apo më shumë, por tani për tani mendoj se i kemi të gjitha. Lily është fëmijë i përsosur. Ajo është shumë e këndshme dhe shumë e ngjashme me mua. Edhe unë jam fëmija i vetëm i prindërve të mi dhe ndoshta do ta vazhdoj këtë traditë”, - ka thënë aktorja britanike Kate Beckinsale.

Vdes regjisori Dino Risi

Ka mbyllur sytë përjetësisht regjisori i njohur italian i filmit të njohur “Scent of a Woman”. Regjisori Dino Risi ka vdekur në shtëpinë e tij në Romë në moshë 91-vjeçare.

Risi ka qenë dy herë i nominuar për ta fituar çmimin “Academy Award”, ku për herë të parë në vitin 1974 për filmin, “Profumo di Donna”, ndërsa të dytën herë në vitin 1993 me rishfaqjen e po të njëjtit film në gjuhën angleze, “Scent of a Woman”, me aktor kryesor Al Pacinon, i cili e kishte fituar edhe çmimin për aktorin më të mirë. Kryetari i Romës, Gianni Alemanno, e ka nderuar regjisorin duke thënë se humbja e tij do të ndihet shumë nga industria e filmit. “E kemi humbur njërin nga mjeshtërit më të mëdhenj të komedisë italiane, i cili i ka dhënë aq shumë botës”, - kanë qenë disa nga fjalët e Alemanno-s.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›