Itali ; Arrestohen dy rumunë, vranë emigrantin shqiptar
Pas më se 4 muajsh është bërë i mundur arrestimi i vrasësve të shqiptarit në Padova të Italisë. Policia italiane në bashkëpunim me prokurorinë arritën të mundësojnë arrestimin e dy shtetasve rumunë në Spanjë, pasi dyshoheshin si autorët kryesorë të kësaj vrasjeje. Pas mbledhjes së provave, prokurorët vërtetuan se dy rumunët Ion Bunica, Bogdan Dujan ishin autorë të vrasjes së shqiptarit Ortek Dani, 34 vjeç. Të dy rumunët pasi qëlluan me thikë Danin në një lokal në Padova, u larguan në drejtim të paditur për organet e akuzës italiane, por nëpërmjet hetimit të gjithanshëm të Prokurorisë italiane, u arrit të gjendej vendndodhja e tyre, ku edhe më pas u bë arrestimi i këtyre shtetasve. Bogdan Dujan është ekstraduar në Itali, ndërsa Ion Bunica, i cili është dhe personi që ka qëlluar mbi viktimën, do të ekstradohet brenda disa ditësh. Organet e policisë thanë se ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë dhe shkak ka qenë shoqërimi i Ortek Danit me një vajzë rumune, e cila shfrytëzohej nga dy autorët e vrasjes. Ai kishte kaluar një natë “playboy” së bashku me një vajzë rumune, e cila kishte tutor Bunica-n. Rumuni konsiderohej si kapobanda e shfrytëzimit të prostitutave rumune, që shfrytëzoheshin në Itali. Provë për fajësimin e tyre janë përveç dëshmive të dëshmitarëve të ngjarjes, edhe gjurmët e gjakut, të cilat do të krahasohet me ADN-në e dy të arrestuarve. Bogdan Dujan është ekstraduar në Itali, ndërsa Ion Bunica, i cili është dhe personi që ka qëlluar mbi viktimën, do të ekstradohet brenda disa ditësh.