Milo: “Koalicioni i majtë fiktiv, nuk funksionoi”
Autori i Lajmit: red.
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit kanë sjellë dhe përplasjet e para brenda koalicionit të majtë “Bashkimi për Ndryshim”. Koalicioni i majtë ishte fiktiv dhe aspak i bazuar në një platformë reale. Kjo është dhe një ndër arsyet e disfatës së të majtës. Kështu pohoi dje kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo. Sipas tij, Partia Socialiste dhe kryetari i saj, Edi Rama, që mban dhe përgjegjësinë kryesore të kësaj situate, nuk diti të krijonte një koalicion solid. Milo pohoi se keqfunksionimi i koalicionit nisi që në momentin e krijimit të tij dhe nënshkrimit të marrëveshjes, por vazhdoi më pas dhe gjatë fushatës elektorale, ku bëhej diversion brenda aleatëve. Një tjetër arsye që çoi të majtën në këtë rezultat, sipas kreut të PDS-së, është sistemi proporcional, Kodi Zgjedhor i miratuar me konsensusin e vetëm dy partive të mëdha, por dhe mbyllja e procesit me vjedhjen e votave.
Përplasjet
Shkaku i parë i disfatës së të majtës ishte Kodi Zgjedhor. Ndërsa shkaku i dytë është se koalicioni ynë “Bashkimi për Ndryshim” nuk funksionoi. Nuk funksionoi, sepse ai u ndërtua me nxitim dhe në momentin e fundit, sepse nuk pati një platformë të qartë brenda koalicionit dhe partive”, - kështu pohoi dje kreu i PDS-së, Paskal Milo. 3 ditë pas mbylljes së procesit zgjedhor, Milo shfaqi hapur akuzat e tij për Partinë Socialiste dhe drejtuesit e saj. Sipas tij, nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit opozitar është bërë në momentet e fundit, madje, ai vetë nuk kishte pasur kohë as të lexojë tekstin e marrëveshjes, e cila u firmos nga njëri prej të deleguarve të tij. Me bindjen në seriozitetin e PS-së dhe të koalicionit, Milo firmosi këtë bashkëpunim ashtu si dhe shumë parti të tjera, të cilat firmosën në momentin e fundit. Duke marrë si model PD-në dhe marrëveshjen e saj me aleatët, ai pohoi se PS nuk funksionoi në këtë mënyrë me aleatët e saj. “Ky koalicion nuk pati një platformë të qartë dhe një platformë të institucionalizuar siç u bë djathtas. PD lidhi marrëveshje të posaçme me çdonjërën prej partive aleate me angazhime konkrete, ndërsa PS me aleatët e vet vetëm në momentin e fundit bëri një dokument formal që u firmos dhe u quajt koalicion”, - tha ai. Arsyeja e tretë për Milon, e kësaj disfate ishte për shkak të një keqmenaxhimi të fushatës. Sipas kreut të PDS-së, edhe elektorati e kuptoi qartë mungesën e një unifikimi tek e majta. “Gjatë gjithë fushatës elektorale, partitë e “Bashkimit për Ndryshim” asnjëherë nuk arritën të krijonin një aktivitet bashkë, asnjëherë nuk arritën t i drejtoheshin elektoratit të majtë bashkë. Çfarë mesazhi i dha këtij elektorati kur gjithsecili nga ne vraponte nëpër Shqipëri duke shpalosur programin e tij, duke folur në emër të partisë. Ne flisnim dhe në emër të “Bashkimit për Ndryshim”, ndërsa PS nuk foli asnjëherë për koalicionin. Por përkundrazi, iu drejtua elektoratit shqiptar duke thënë të gjitha votoni për PS-në dhe mos votoni për partitë tona aleate sepse ato vota shkojnë dëm”, - tha Milo. Madje, ai përmendi dhe disa deklarata të eksponentëve të PS-së, të cilat sipas tij, flisnin hapur për kundërshtimet brenda së majtës. Sipas tij, këta eksponentë deklaronin mos votoni për aleatët, se vota për ta është votë për Berishën. Ky presion, sipas kreut të PDS-së, e përçau edhe më tej elektoratin e majtë. Milo tha se kishte informuar disa herë Ramën për këtë situatë, por ai ishte mjaftuar me një përgjigje se këto deklarata ishin të turpshme. Përveç këtyre deklaratave publike nga eksponentë të veçantë të PS nëpër qarqe, “gjithë kjo situatë që u krijua mua më shtiu në dyshime. Shpreh keqardhjen për Kryetarin e PS-së mbi të cilin në fund të fundit rëndon dhe përgjegjësia e situatës”, - tha ai, ndërsa shtoi se brenda selisë rozë kishte eksponentë që përgatitën skenarin e sabotimit jo vetëm të së majtës, por dhe të vetë PS-së. “Është një skenar i përgatitur. Nuk jam përfaqësues i PS-së apo i ndonjë prej grupimeve brenda kësaj partie, që do ta ndriçonte më mirë këtë skenar, por shpreh keqardhjen që PS nuk arriti të menaxhonte një koalicion që po të kishte ditur ta unifikonte dhe ta bashkonte realisht dhe të mos luftonte njëri-tjetrin do të siguronte fitoren”, - pohoi ai. Arsyeja e katërt që i vuri vulën kësaj përçarjeje dhe keqmenaxhimi të së majtës, sipas Milos, është vjedhja e votës. Sipas tij, PDS-së i është marrë vota në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, por dhe Tiranë, duke pohuar se ka fakte për një veprim të tillë. “Ata që ishin në komisione ishin marrë vesh me njëri-tjetrin për të ndryshuar rezultatin. Ne nuk kishim vëzhgues në disa komisione, aty është bërë abuzimi më i madh”, - tha ai. Pas këtyre rezultateve, Milo tha se do të vazhdojë të jetë pjesë aktive e politikës, ndërsa pohoi se do të reflektojë për t iu përshtatur situatave të reja të krijuara. Edhe pse pohoi se vendi ka nevojë për një të majtë reale, që nuk bazohet tek skemat klanore. Lidhur me qeverisjen e re, ai pohoi se pavarësisht si do të ndërtohet, ajo do të jetë shumë e dobët dhe aspak e qëndrueshme në pamundësi për të marrë vendime të rëndësishme që do të kërkojnë 84 vota.
Ky lajm është publikuar: 02/07/2009