E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frenat shkrumbojne botin me nafte

GJIROKASTER- Frenat e nje autoboti te mbushur me rreth 7 tone nafte, per pak sa nuk kane shkaktuar tragjedi ne aksin kombetar Tepelene-Gjirokaster. Mjeti eshte permbysur ne ecje e siper rreth ores 09:45 te mengjesit te djeshem ne vendin e quajtur "Subash" dhe me pas eshte perfshire ne flake si pasoje e shkendijave pas zvarritjes ne asfalt te depozites metalike dhe derdhjes se karburantit. Per fat te mire shoferi Dritan Ahi 37 vjec, nga Tirana, menjehere pasi autoboti eshte permbysur, ka dale nga makina duke u larguar me vrap, pasi i trembej nje shperthimi te mundshem.
Mjeti ishte prone e kompanise "Braka" sh.p.k me seli ne Tirane dhe dje do te furnizonte pikat ne Qarkun e Gjirokastres, ndersa ishte nisur per udhetim nga kryeqyteti. Zjarrfikesit e Gjirokastres dhe forcat policore shmangen nje tragjedi ne vazhdim, pasi eshte dashur nje ore per te vene ne kontroll flaket dhe mundesuar qarkullimin e mjeteve. Radha ka qene e gjate, po per fat te mire autoboti nuk ka eksploduar.
Gjate marrjes ne pyetje drejtuesi 37-vjecar ka deshmuar per policine se ne udhetim e siper ai ishte perpjekur te perdorte sistemin e frenave te mjetit me targa TR6344H, por nuk e ka kontrolluar dot dhe ne shpejtesi eshte batuar edhe per shkak te sasise se madhe te karburantit. Makina ka vazhduar te zvarritet edhe pas permbysjes, kurse nje sasi e madhe nafte eshte derdhur ne rruge, duke krijuar panik tek udhetaret dhe kalimtaret.
Shume prej drejtuesve te mjeteve jane perpjekur te shmangin incidentin duke devijuar apo ndaluar, kurse te tjeret jane larguar me shpejtesi nga vendngjarja. Ata i rrefyen policise se ishte nje moment tmerri i vertete, pasi flaket e menjehershme perfshine autobotin dhe nga momenti ne moment mund te shperthente. Panik eshte krijuar edhe te banoret e zones qe kane degjuar zhurmen e fuqishme dhe kane pare flaket qe perziheshin me shtellungat e zeza te tymit te dendur.
Per nje ore me radhe ne rruge ka qene kaos i vertete, derisa rrugoret munden te lironin trafikun dhe normalizonin situaten e krijuar. Nga deshmia qe ka dhene shoferi Dritan Ahi, ne autobot gjendeshin rreth 7 tone nafte qe do shperndahej ne distributore te ndryshem, filial i firmes se karburanteve "Braka". Nafta eshte perhapur gjithandej dhe po keshtu flaket e zjarrit qe kercenonin jetet e te pranishmeve ne kete segment.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›