E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanje, "Java" shkaterron mafien Lindore

Barcelone- Policia spanjolle, forcat speciale kunder krimit, kane nisur nje operacion te koduar "Java" kunder mafies se Evropes Lindore. Prej disa ditesh ne rajonin e Katalunjes po kryhen kontrolle te shumta ne rruge, banesa dhe zona te frekuentuara, ku per momentin jane arrestuar te pakten 10 persona te dyshuar, mes te cileve edhe disa shqiptare. Mediat vendase shkruanin se "koka" e mafias eshte nje gjeorgjian qe ne bashkepunim me ata ruse menaxhonin nje pjese te mire te trafiqeve, aferave korruptive dhe aktiviteteve te tjera te paligjshme. Gjithashtu te dyshuarit e tjere perdoreshin si ushtare per te zbatuar urdhrat. Me pare trupat speciale te quajtura "Mossos d'Esquadra", kishin ndaluar kater shqiptare te perfshire ne grabitje te armatosura, plackitje te qendrave tregtare, makinave apo trafik droge dhe femrash. Po keshtu jane ndaluar edhe shtetas rumune, bullgare dhe gjeorgjiane, qe kishin hyre ilegalisht ne Spanje. E vecanta e operacionit te koduar "Java", eshte fakti se specialet e policise spanjolle kane bashkepunuar dhe me ato te vendeve lindore, per te mbledhur te dhena rreth te dyshuarve, transfertat, dokumentacionet, apo informacione te tjera te dobishme. "Europa Press" shkruan se per te arritur deri tek kupola e mafias, jane kryer pergjime te shumta telefonike dhe ambientale dhe jane siguruar pamje filmike. Nuk jane dhene identitetet e 10 te ndaluarve, ndersa aksioni po shtrihet edhe ne zona te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›