E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traktori i plehrave shtyp te moshuarin

Kater aksidente brenda disa oresh kane ndodhur dje ne Shkoder, Lezhe dhe Durres, me pasoje nje kembesor te moshuar qe vdiq ne spital dhe gjashte te plagosur. Policia tha se shkak ka qene shpejtesia dhe pakujdesia e drejtuesve te mjeteve, nje prej te cileve u ndalua. Ngjarja me tragjike ka ndodhur rreth ores 15:00 te dites se djeshme ne Shkoder, ne fshatin Bleran. Brahim Sykni, 50 vjec, duke punuar me mjetin e tij tip traktor me zinxhir, duke bere sistemimin e plehrave ne piken e grumbullimit, ka goditur ne pjesen e perparme te trupit kembesorin Rifat Rrina, 68 vjec, banues ne fshatin Barbullush. I demtuari eshte derguar menjehere ne spital, ku me pas ka gjetur vdekjen, kurse drejtuesi u ndalua per "vrasje nga pakujdesia". Po dje, dy persona mbeten te lenduar ne aksin Lezhe-Shkoder, kur nje automjet tip "Benz", me targa LE5015A u perplas me nje fugon pasagjeresh me targa LE076A. Per pasoje drejtuesi i autovetures Gac Fani, 65 vjec dhe Brunilda Nodhi, pasagjere ne furgon, kane mbetur te lenduar dhe u derguan ne spital. Nderkohe nje tjeter aksident ka ndodhur ne lagjen SMT ne qytetin e Lezhes. Mesohet se dy te rinj kane mbetur te plagosur rende si pasoje e perplasjes mes nje makine me targe TR8699G dhe nje autoambulance. Dy te lenduarit jane drejtuesi Fatjon Ndoji 21 vjec dhe pasagjeri Ermir Kola 19 vjec, te cilet ndodhen ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak. Pak ore me vone, dy makina jane perplasur ne Shkozet te Durresit, duke plagosur nje kalimtar te rastit. I plagosuri quhet Shefqet Filja 60 vjec, i cili eshte derguar menjehere ne spital ku ndodhet ne rrezik per jeten. Nderkohe mesohet se eshte plagosur edhe drejtuesi i njerit prej mjeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›