E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i dhane hakun e punes, tre shqiptare tentojne te grabisin pronarin italian

Peruxhia-Tre shqiptare jane vene ne prangat e policise, pas denoncimit te nje biznesmeni italian per gjobevenie. Sipas mediave italiane, ka qene nje grua, ish punetore e pronarit italian te nje ferme, e cila pas disa kerkesave per te marre leket qe pronari i detyrohej, bindi 3 shqiptaret qe t'ia kerkojne nepermjet forces. Ata kishin kercenuar disa here biznesmenin italian, se do ta vrisnin nese nuk iu jepte shumen e parave. Pronari italian ka heshtur per nje kohe te gjate, duke qendruar indiferent ndaj kerkeses se shqiptareve. Ne keto kushte, duke mos ia dale dot te marrin parate, tre shqiptaret mbremjen e se dieles, kane shkuar ne banesen e biznesmenit italian dhe ne shenje hakmarrje, kane tentuar t'i grabisin automjetin tip "Benz" qe ishte ne parkingun e tij. Por tentativa ka deshtuar, pasi boss-i i ka pikasur dhe ka lajmeruar menjehere policine. Pas kesaj ngjarjeje, i demtuari i ka denoncuar 3 shqiptaret, per kercenim per vrasje dhe gjobevenie. Policia tha se eshte duke hetuar pretendimet per gjobevenie nga ana e italianit dhe arsyen, se perse shqiptaret ishin shtyre nga ish-punetorja per te marre kete sasi parash. Ata jane arrestuar ne flagrance, per tentative vjedhje.

Vjedhja
Tre shqiptaret mbremjen e se dieles, kane shkuar ne banesen e biznesmenit italian dhe ne shenje hakmarrje, kane tentuar t'i grabisin automjetin tip "Benz" qe ishte ne parkingun e tij. Por tentativa ka deshtuar, pasi boss-i i ka pikasur dhe ka lajmeruar menjehere policine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›