E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frenk Riberi: Nuk kam akord me Realin

Mesfushori

Mesfushori francez, Frenk Riberi, ka hedhur poshtë zërat se ka lidhur parakontratë me Realin e Madridit. Sipas mediave ndërkombëtare, ylli i Bajernit të Mynihut është i vendosur që t’u bashkohet “galaktikëve” të Florentino Perez, duke refuzuar oferta nga çelsi, Mançester Junajtid dhe Mançester Siti. Për revistën gjermane, “Bild”, 26-vjeçari deklaroi: “Nuk kam asnjë akord me Realin. Përveç spanjollëve, për mua interesohen edhe shumë klube të mëdha dhe nuk dua të përjashtoj asnjë nga gara. Të ardhmen e vendos përpara Botërorit 2010”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›