Ksavi, mesfushori më i mirë për vitin 2009
Klasifikimi
Ksavi Hernandez është përzgjedhur si mesfushori më i mirë në botë për vitin 2009. Vlerësimi për fantazistin e Barcelonës është dhënë nga IFFHS, Instituti Botëror i Historisë dhe Statistikave në Futboll. Spanjolli ka marrë 164 pikë, duke u renditur përpara shokut të skuadrës, Lionel Mesi dhe madrilenit Kaka (me 143 pikë). Gjithsesi, për këta dy të fundit etiketimi si “mesfushorë” mbetet i diskutueshëm. Në vendin e katërt është renditur Andres Iniesta, ndërsa pas tij vijnë me radhë Xherard, Fabregas e Kristiano Ronaldo.
#