E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fridrih: S’e kam frikë Kristiano Ronaldon

Mbrojtësi 29-vjeçar i Hertës së Berlinit, Arne Fridrih, do të jetë lojtari që do të ketë punën më të vështirë në ndeshjen e përfaqësueses gjermane me Portugalinë. 

Fridrih do ketë përballë yllin portugez Kristiano Ronaldo. “Nuk kam aspak frikë për përballjen time me Ronaldon. Kam luajtur edhe kundër lojtarëve të tjerë po aq të mirë sa ai, si Hanri apo Tevez, dhe kam bërë një figurë mjaft të mirë”, është shprehur mbrojtësi i djathtë i Kombëtares së Gjermanisë, Fridrih, cili ndihet shumë i sigurt për përballjen e tij me yllin e Portugalisë. “Unë jam në një formë mjaft të mirë dhe jam përgatitur shumë për këtë ndeshje. Ndalimi i tij do jetë çelësi i fitores. Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe padyshim që ky do jetë një nga duelet më të forta në karrierën time”, theksoi Fridrih.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›