Simao: Gjermania nuk është vetëm Balak
Për portugezët Nuno Gomesh e Simao Sabrosa ndeshja çerekfinale në Evropian kundër Gjermanisë është më e rëndësishme e karrierës dhe jetës së tyre.
“Është si një finale, - pranon Gomesh, - pasi do të përballemi me një ekip të madh. Qëllimi ynë është t’u imponojmë lojën tonë, të luajmë njëlloj si në ndeshjet e para. Ta na kanë mundur në vitin 2006 (3-1, në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës). Janë ata favoritët”. Simao pranon: “Ata (gjermanët) kanë avantazhin se kanë luajtur për një kohë të gjatë së bashku. Ata njohin kualitet tona dhe ne të tyret. Do të jetë ndeshja e jetës sonë”. Për portugezët kapiteni gjerman Mikael Balak nuk është një fiksim. “Do të luajmë kundër 11 lojtarëve, jo kundër njërit. Gjermania nuk është Balaku”, thonë ata të dy njëzëri.