E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia, çerekfinalistja e fundit e Euro 2008

Përfaqësuesja e Rusisë ia ka dalë të sigurojë kualifikimin për në çerekfinalet e Evropianit. 

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Gus Hidink arriti të fitojë në ndeshjen e tretë të fazës në grupe, përballë skuadrës së Suedisë. Ishte sulmuesi Roman Pavliuçenko ai që hapi serinë e golave, duke shënuar në minutën e 24-t. Dhe kjo mjaftoi për pjesën e parë të lojës, në të cilën djemtë e trajnerit Hidink mund të kishin shënuar më shumë se një gol. Por gjithashtu edhe pjesa e dytë nisi mjaft mirë për rusët, që dyfishuan rezultatin me anë të Andrei Arshavin, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 50-të. Një fitore që i dërgon rusët në çerekfinale për herë të parë që nga koha që luajnë si shtet i vetëm, ndërkohë që në të kaluarën përfaqësoheshin si Bashkimi Sovietik. Në raundin tjetër përballja e tyre do jetë akoma më e vështirë, kur do u duhet të ndeshen me kombëtaren e Holandës. Skuadra e dytë e Spanjës përmbysi disavantazhin për të mposhtur kampionët e Evropës në 2004-n, Greqinë 2-1 në takimin e fundit të Grupit D në Euro 2008 të mërkurën. Sulmuesi Daniel Guiza shënoi me kokë golin e fitores vetëm dy minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, kur shfrytëzoi një kros të përsosur të Serxhio Garsias për t’i shkaktuar Greqisë së eliminuar humbjen e tretë radhazi. Grekët kaluan të paratë në avantazh në fundin e pjesës së parë me anë të sulmuesit Haristeas, por mesfushori Ruben de la Red barazoi në minutën e 61-të. Nëse rezervat spanjolle e cilësuan këtë ndeshje si një një shans për të fituar një vend në formacion për ndeshjen ndaj Italisë, duhet thënë se shumë prej dështuan në këtë mundësi, teksa vetëm Fabregas dhe Alonso, së bashku me titullarin Andres Iniesta, ishin ata që shkëlqyen.

Rusi – Suedi  2-0

Golat: Pavliuçenko 24’, Arshavin 50’
Rusia (4-1-3-2): Akinfejev, Aniukov, Ignasheviç, Kolodin, Zhirkov, Semak, Zirianov, Semshov, Biljaledinov (Saenko 66’), Pavliuçenko (Bistrov 90’), Arshavin
Trajner: Gus Hidink
Suedia (4-4-2): Isakson, Stor, Melberg, Hanson, Nilson (Albak 79’), Elmander, Anderson (Kallstrom 56’), Svenson, Ljungberg, Ibrahimoviç, Larson
Trajner: Lars Lagerbak
Gjyqtar: Frank de Bleker
Kartonë të verdhë: Kolodin, Semak, Arshavin / Isakson, Elmander
Spektatorë: 30,000

Greqi - Spanjë   1 - 2

Golat: Haristeas 42’/De la Red 61’, Guiza 88'
Greqia (4-2-3-1): Nikopolidis, Vintra, Kyrgiakos (63’ Antzas), Dellas, Spyropoulos, Basinas, Katsouranis, Salpigidis (86’ Giannakopoulos), Karagounis (74’ Tziolis), Amanatidis, Haristeas.
Trajner: Otto Rehagel
Spanjë (4-2-3-1): Reina; Arbeloa, Juanito, Albiol, Navarro; Xabi Alonso; De la Red, Fabregas, Garcia, Iniesta (58’ Cazorla); Guiza.
Trajner: Luis Aragones
Gjyqtar: Hauard Ueb (Angli)
Kartonë të verdhë: Karagounis, Basinas/ Guiza, Arbeloa
Spektatorë: 30,883

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›